Categories: Uncategorized

Njihuni me 15 super blerjet më të mira në 5 kampionatet më të forta

Merkato e janarit është mbyllur në mesnatën e 31 janarit ku nuk kanë munguar blerjet e mëdha.

Shumë marrëveshje janë mbyllur por ata që bien në sy janë huazimet me të drejt blerje.

Por për të bërë një përmbyllje duhet të cilësohen edhe transferimet më të mira që ndodhën.

GIVEMESPORT i ka renditur 15 blerjet më të mira të klubeve nga pesë ligat e para.

15. Reiner (Nga Flamengo te Real Madrid)

Los Blancos morën të riun brazilian Reiner, i cili i bashkohet Viniciusit dhe Rodrygos. Ai në shikim të parë duket një talent i madh.

14. Krzysztof Piatek (Nga Milan te Hertha Berlin)

Ai nuk kaloi gjatë muaj të mirë te Milani, ndërsa polaku së fundmi ka qenë i lidhur me shumë klube. Ai shkoi në Gjermani te Hertha duke befasuar jo pak.

13. Dejan Kulusevski (Nga Udinese te Juventusi)

Pesë gola dhe shtatë asistime në 21 ndeshje të Serie A. Ai në cdo ndeshje e tregon talentin e tij.

12. Exequiel Palacios (Nga River Plate te Bayer Leverkusen)

Argjentinasi llogaritej si një nga talentët më të mëdhenj në Argjentinë. Ai zgjodhi Gjermaninë, për të vazhduar tutje.

11. Steven Bergwijn (nga PSV te Spurs)

Holandezi nuk kushtoi pak (rreth 30 milionë euro), por që në fillim u pa se ka diçka tek ai, duke debutuar me gol.

10. Emre Can (Nga Juventus te Borussia Dortmund)

Largimi i Julian Weigl te Benfica, kishte lënë zbrasti në mesfushën e gjermanëve. Të gjithë e dimë që Can është lojtar i mirë dhe do ta mbulojë atë pjesë të terrenit dhe së bashku me Axel Witsel, do të bëjnë një dyshe të fortë.

9. Christian Eriksen (Nga Spurs te Inter)

Të kthehemi 12 muaj më parë, kur danezi te Spurs, ishte një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ai do tu shërbejë shumë Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit.

8. Sander Berge (Nga Genk te Sheffield United)

Sheffield United ka nënshkruar me një mesfushor që radhitet lart sa i përket vlerësimit. Ai kërkohej edhe nga Liverpooli, por zgjodhi t’i bëjë hapat ngadalë.

7. Diego Demme (Nga RB Leipzig te Napoli)

Një mesfushor me aftësi të rralla mbrojtëse ka marr Napoli. Çmimi prej 14 milionë euro është i arsyeshëm.

6. Bruno Guimaraes (Nga Athletico Paranaense te Lyon)

Braziliani njihet si lojtar që luan mirë me topin. Ai i kushtoi klubit 19 milionë euro.

5. Takumi Minamino (Nga RB Salzburg te Liverpool)

Liverpool i bë gjërat në mënyrën e duhur. Fakti që japonezi kushtoi vetëm 8 milionë euro, tregon që klubi ka bërë një blerje të mirë.

4. Bruno Fernandes (Nga Sporting Lisbon te Man Utd)

Man United kërkonte një mesfushor dhe tani e kanë. Edhe pse paguan shumë për portugezin, duket se do të kryejë punë.

3. Paco Alcacer (Nga Borussia Dortmund te Villarreal)

Marrëveshje e mençur nga të dyja klubet. Alcacer shihet që është i lindur të shënojë gola, dhe Villarreal ka fituar me të.

2. Dani Olmo (Nga Dinamo Zagreb te RB Leipzig)

Olmo ka shkëlqyer në Ligën e Kampionëve me Dinamo Zagrebin, duke bërë që shumë klube të vihen pas tij.
Leipzig ishin gati dhe bën blerjen e duhur.

1. Erling Haaland (Nga RB Salzburg te Borussia Dortmund)

Kush tjetër do të ishte në vendin e parë? Ai u ble vetëm për 20 milionë euro dhe që tani ka shënuar shtatë gola.

Ai ka një klauzolë prej 70 milionë euro dhe nëse vazhdon kështu, shumë shpejtë do të paguhet.

të fundit

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

2 minutes ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

28 minutes ago

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…

41 minutes ago

Prezantohet Edon Zhegrova, fjalët e para të tij si bardhezi: “Jam i lumtur që jam te Juvja!”

Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…

1 hour ago

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…

2 hours ago

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…

2 hours ago