Vetëm pak ditë para derbit, sulmuesi i Interit Romelo Lukaku ka zbuluar dashurinë e tij për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.
Zlatan Ibrahimovic dhe sulmuesi belg i Interit kishin luajtur bashkë për Manchester Unitedit për pak kohë, para se suedezi ta vazhdonte karrierën në ligën amerikane me Los Angeles Galaxy.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Suedisë, që është pensionuar që një kohë nga futbolli i ekipeve kombëtare, u kthye në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit. Në derbin e parë të qytetit kundër Interit, Derby della Madonnina, që nga kthimi i tij, ai do të përballet me një shok të vjetër.
Lukaku i ka shënuar 16 gola në 22 ndeshje të zhvilluara për Interin këtë sezon, mirëpo ai ka zbuluar se Ibrahimovici i kishte dhënë gjithmonë këshilla atij gjatë kohës sa kishin qenë bashkë në Old Trafford.
“Ibra është një kampion, unë e respektoj atë. Në Manchester United, unë stërvitesha çdo ditë me të, kjo ishte gjëja më e bukur për mua. Do të jetë një ndjenjë e këndshme të luaj kundër tij. Ai është një kampion dhe profesionist i madh”, ka thënë Lukaku.
“Mendoj se është normale për të t’i bëjë këto gjëra edhe si 38-vjeçar. Ai punon shumë; gjithmonë më ofronte këshilla kur luanim bashkë në Manchester United. Ai është në një nivel me Ronaldon”.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…