Categories: Uncategorized

Neymari më në fund heq dorë nga paratë për t’u kthyer te Barça

Një ulje drastike e pagës vetëm për t’u kthyer te Barcelona. Kjo është ajo po merr në konsideratë Neymar Junior (sipas “El Mundo Deportivos”). Një zgjedhje shumë e ndërlikuar, sepse nga njëra anë është PSG, që i garanton mbi 50 milionë euro në sezon, mes pagës dhe bonuseve, nga ana tjetër ekipi “blaugrana”, ku zemra e tij kërkon të kthehet, që nuk mund t’i ofrojë atij më shumë sesa përfitonte para lamtumirës, afërsisht pak më shumë se 20 milionë euro.

Siç thekson gazeta katalane, Neymar do të përfundojë vitin e tij të tretë të kontratës (nga pesë) me klubin parizien dhe së shpejti do të përballet me një dilemë.

Të lidhura

None found

PSG-ja është e gatshme t’i ofrojë rinovimin me pagë 38 milionë euro në vit, plus bonuset (si imazhi i Bankës Kombëtare të Katarit), me të ardhurat vjetorë të projektuara mbi 50 milionë euro. Barça, nga ana tjetër, do t’i garantonte atij një projekt teknik, sipas dëshirës së tij, dhe në Katalunjë do të gjente miq si Messi e Piqué, të cilët po bëjnë presion shumë për kthimin e tij.

Nëse Neymar do të kthehet, do të duhet të ndodhë këtë verë. Në fakt, në vitin 2021 do të ketë zgjedhje presidenciale dhe Bartomeu do të donte që blerjen e lojtarit brazilian ta shfrytëzonte për të rritur kuotat e tij.

Përveç kësaj, kandidatë të tjerë për president, si Victor Font, kanë thënë tashmë se janë kundër kthimit të tij. Nëse Neymar dëshiron të ndjekë ëndrrën e tij për t’u kthyer me ngjyrat “blaugrana”, atëherë, ai do të duhet të marrë një vendim së shpejti.

Kriza ekonomike e diktuar nga pandemia e Covid-19 nuk do të lejojë që Barcelona të kalojë në aventurë dhe O’Ney do të duhet të jetë gati për të hequr dorë nga një shumë e konsiderueshme e pagës së tij.

të fundit

BBC raporton për protestat studentore në Shqipëri: Kërkohet dorëheqja e Ramës, përplasje me policinë

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…

1 minute ago

Studentja Livia Dedej: Protesta u përket qytetarëve, jo partive politike

Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…

1 minute ago

Shifra e frikshme pas 4 vitesh luftë, sa trupa ka humbur Rusia në Ukrainë?

Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…

3 minutes ago

Bajrami kritikon Kurtin për vonesën e buxhetit: “Partia po përcakton rendin e institucioneve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…

7 minutes ago

Orinda Huta rrëfen betejën për fëmijën e dytë: Pas katër përpjekjeve në Shqipëri, po vijon IVF-në në Turqi

Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…

16 minutes ago

VIDEO/ Spektakël në derbin e Madonninës, Milani udhëheq 3-1 ndaj Interit pas 45 minutash

Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…

23 minutes ago