Categories: Uncategorized

Neymar heq dorë nga ‘luksi’ për Barcelonën

Neymar është duke bërë gjithçka për t’u kthyer tek Barcelona në Spanjë. 28 vjeçari brazilian është gati të pranojë edhe uljen e pagës vetëm për t’u kthyer tek katalanasit raporton “El Mundo Deportivo”.

Zgjedhje tepër e ndërlikuar, sepse nga njëra anë është PSG, që i garanton mbi 50 milionë euro në sezon, mes pagës dhe bonuseve, nga ana tjetër ekipi “blaugrana”, ku zemra e tij kërkon të kthehet, që nuk mund t’i ofrojë atij më shumë sesa përfitonte para lamtumirës, ?afërsisht pak më shumë se 20 milionë euro.

Të lidhura

None found

Siç thekson gazeta katalane, Neymar do të përfundojë vitin e tij të tretë të kontratës (nga pesë) me klubin parizien dhe së shpejti do të përballet me një dilemë.

PSG-ja është e gatshme t’i ofrojë rinovimin me pagë 38 milionë euro në vit, plus bonuset (si imazhi i Bankës Kombëtare të Katarit), me të ardhurat vjetorë të projektuara mbi 50 milionë euro. Barça, nga ana tjetër, do t’i garantonte atij një projekt teknik, sipas dëshirës së tij, dhe në Katalunjë do të gjente miq si Messi e Piqué, të cilët po bëjnë presion shumë për kthimin e tij.

Nëse Neymar do të kthehet, do të duhet të ndodhë këtë verë. Në fakt, në vitin 2021 do të ketë zgjedhje presidenciale dhe Bartomeu do të donte që blerjen e lojtarit brazilian ta shfrytëzonte për të rritur kuotat e tij.

Përveç kësaj, kandidatë të tjerë për president, si Victor Font, kanë thënë tashmë se janë kundër kthimit të tij. Nëse Neymar dëshiron të ndjekë ëndrrën e tij për t’u kthyer me ngjyrat “blaugrana”, atëherë, ai do të duhet të marrë një vendim së shpejti.

Kriza ekonomike e diktuar nga pandemia e Covid-19 nuk do të lejojë që Barcelona të kalojë në aventurë dhe O’Ney do të duhet të jetë gati për të hequr dorë nga një shumë e konsiderueshme e pagës së tij.

të fundit

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

5 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

6 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

6 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

7 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

8 minutes ago

Diamant Hysenaj alongside Bruce Blakeman: Together for a stronger Albanian community and a safer New York

Në një hap historik për komunitetin shqiptaro-amerikan, Diamant Hysenaj, shqiptari i parë që kandidon për Kongresin e SHBA-së në qarkun…

8 minutes ago