Neymar ka folur edhe një herë për Lionel Messin në një intervistë për FIFA-n, duke e shfaqur hapur admirimin e tij për argjentinasin.
Ai ka folur edhe për Kylian Mbappen duke thënë se do të bëhet më i miri në botë.
“Të luash në krah me Leon është unike dhe ne u bëmë shokë. Për ata që i kam parë të luajnë, Messi është më i miri në histori”.
Ata ndanë së bashku dhomat e zhveshjes te Barcelona, ku së bashku fituan tetë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Botës për Klube.
Sa i përket Kylian Mbappés, Neymar thotë se ai është fenomen. “Kylian është fenomen. Ai ka potencial të bëhet një nga lojtarët më të mirë në histori. Ta kem atë bashkëlojtar është një nder shumë i madh. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë në fushë dhe jashtë saj. E dua atë”, ka thënë Neymar.
Neymar është ndalur të flas edhe për djalin e tij, duke treguar se atij i pëlqen futbolli.
“Djalit tim i pëlqejnë sportet dhe i pëlqen të luajë futboll me shokët e tij. Por ai është ndryshe nga unë– ai nuk është i pasionuar pas futbollit. Atij i pëlqejnë Messi, Mbappe dhe Cristiano Ronaldo. Në fakt, kur ai luan me video lojëra në sulm janë Messi, CR7, Mbappe dhe unë”, nënvizoi braziliani.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…