Ronald Koeman dha përshtypjet e tij për testin e parë parasezonal midis Barcelonës dhe Nastic, që përfundoi 3-1 për “blaugranat”.
Loja: Gjëja më e mirë është që secili ishte në gjendje të luante 45 minuta, sepse ende nuk kemi kondicion fizik. U panë gjëra të mira te dy golat e parë dhe lojërat në krah, ku është përdorur hapësira. Në pjesën e dytë mund të shënonim më shumë gola. Të gjithë lojtarët përfunduan mirë, pa probleme dhe kjo është shumë e rëndësishme.
None found
Taktika: Ne kemi punuar shumë në aspektin fizik në seancat stërvitore që kemi bërë deri më tani dhe tani e tutje duhet të bëjmë më shumë gjëra në aspektin taktik.
Pedri: Ai është talent i madh, është vetëm 17-vjeç dhe e konsideroj një nënshkrim i rëndësishëm për të ardhmen. Ai është stërvitur me ne dhe ka cilësi për të luajtur. Të shohim se sa mund të marrë pjesë në lojën tonë.
Trincao: Më pëlqeu, bëri paraqitje pozitive, herë duke hyrë nga brenda dhe herë nga jashtë. Ka cilësi dhe duhet t’i përshtatet shpejtësisë dhe ritmit të topit. Është blerje e shkëlqyeshme.
Messi: Ka treguar të njëjtën frymë si ditën e parë. Ai po stërvitet mire dhe e ka bërë edhe kur mori pushimet. Ai e di shumë mirë që duhet të përmirësohet fizikisht si gjithë të tjerët. Cilësia e tij flet vetë.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…