Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas barazimit pa gola në miqësoren ndaj Uellsit. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku italian u shpreh:
NDESHJA– Më pëlqeu shumë sjellja e skuadrës. Erdhëm këtu me një dëshirë të madhe për të treguar aspektin karakterial. Vuajtëm në pjesën e dytë, sepse ata futën një sulmuesë të fortë fizikisht dhe luajtën me topa të gjatë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por vuajtëm pak në sulm. Uellsi është skuadër shumë e fortë.
None found
SULMUESËT– Më pëlqyen të gjithë. Seferi pati pak hapësira, por luftoi shumë. Balaj luajti mirë në pjesën e parë. Manajn me topin është shumë i mirë, është nga sulmuesët më të mirë që kemi. Në përgjithësi më pëlqyen të katërt sulmuesit. Dua të nënvizoj edhe faktin se Selmani, ishte debutues, por bëri paraqitje shumë të mirë. Gjetëm një lojtarë të ri që mund të na shërbejë në prespektivë. Në topat në ajër ishte shumë mirë.
GABIMET INDIVIDUALE TAKTIKE NË MBROJTJE- Në aspketin taktik të gjithë mbrojtësit bënë mirë. Sigurisht mund të kemi bërë ndonjë gabim të vogël në dalje, por në përgjithësi kemi bërë mirë. Duhet të kemi parasysh se luanim ndaj lojtarëve shumë cilësorë. Ata bënin shumë presing, janë shumë të fortë fizikisht. Gabimi i vetëm ishte vuajtja në pjesën e kundërsulmit. Në aspketin karakterial treguam gjëra të mëdha. Nëse kishim më shumë siguri kur e nisnim aksionin, do të bënim akoma më mirë.
GODITJA E PARË NË PORTË E UELLSIT DHE RRËZIMI NË STOL– Ishte një incident loje dhe unë jam pjesë e lojës, janë gjëra që ndodhin gjatë ndeshjes. Në aspektin fizik tregova gjendje të mirë. Duhet të përmirësohemi dhe të bëjmë më pak gabime. Kemi një skuadër shumë bujare. Me skuadrat e këtij niveli po luajmë sit ë barabarta dhe po fillojmë të ndërgjegjësohemi. Jemi këtu për të punuar dhe për të bërë hapa përpara.
Ceremonia e varrimit të ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator në…
Vijojnë tensionet para Ministrisë së Brendshme. Një grup protestuesit kanë hedhur letra higjienike në drejtim të policisë. Ndërkohë, pasi u…
Përfaqësuesja e Zvicrës U21 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Kampionatin Evropian…
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku vëmendje…
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në vizitën e punës në SHBA, sot në Uashington zhvilloi disa takime…
Partia Liberal-Demokrate (PLD) kërkon zgjidhje urgjente për prodhuesit e mollëve, të cilët, sipas partisë, po përballen me një situatë jashtëzakonisht…