Categories: Uncategorized

Muça për hetimin e Bylis-Tirana: I bindur që e kanë bërë 3-4 lojtarë, Halili po i mbron

Ish-futbollisti e drejtuesi i Tiranës, Shkëlqim Muça, mendon se presidenti i bardhebluve, Refik Halili, duhej të vepronte me dorë të ashpër pas sfidës së ekipit të tij që po hetohet për trukim.

Ai ka bindjen e plotë se në atë ndeshje kanë gisht disa lojtarë, ndërsa paralajmëron se UEFA po heton kampionatin shqiptar ndaj edhe FSHF është e shqetësuar për rastin në fjalë.

Të lidhura

None found

“Edhe në rastin e Skënderbeut, vendimin e UEFA-s e kam cilësuar të drejtë. UEFA nuk merr vendime të shpejtuara, nuk është aq kollaj kur futet në hetim, ndaj pjesëmarrja e UEFA-s në këtë hetim është minus i madh për klubin e Tiranës dhe Bylisit. Pastaj ka edhe diçka tjetër, ajo që ndodhi me Skënderbeun ishte karshillëk që iu bë dhe edhe për atë mori dënim me vdekje. Po të ishte menduar për të marrë dënime që në Shqipëri, të ishte hetuar në mënryë të plotë çështja, të dënohej një apo 2-3 vite, ai karshillëk bëri që UEFA të lëvizte. Prandaj Federata është e kujdesshme, se atëherë ka gabuar, nuk jam me atë që FSHF ka motiv për ta dënuar por është e kujdesshme se e ka bërë një herë këtë gabim. Nuk ka qenë objektive për të gjykuar drejtë që këto komisione të marrin vendime profesionale.

Asnjë nuk e dëshiron dënimin, por naiviteti që është treguar në atë ndeshje i bën të gjithë me përgjegjësi. Ne si kampionat jemi në focus të UEFA-s, janë disa kampionate që UEFA i sheh më shumë. Ata paguajnë 10-20 miliuonë euro vetëm për të bërë hetime. Kur kemi qenë në kurs, na ka bërë dy orë kurs një officer i UEFA-s që na ka thënë që jeni gjithmonë në vëzhgim të gjithë se targeti i UEFA-s është fiksimi i ndeshjeve. Ndaj ai naiviteti që tregon një skuadër që e shikon… Nuk besoj se ka gisht presidenti, presidenti të paktën 2-3 kokrra duhej t’I këpuste, presidentët e të dy klubeve, Nëse nuk kishin fare gisht, duhet t’I kishin këputur. Por duke thënë jemi të pastër, nuk kemi bërë asgjë, mbrojnë lojtarët. Jam i bindur që e kanë bërë 3-4 lojtarë, nuk e ka bërë presidenti. Unë kam punuar me Halilin, ka 101 gjëra plus e minus, por të shesë ndeshjen nuk e bën asnjëherë, jam i bindur për këtë. Por që ta bëjnë të tjerët, këputi 2-3 kokrra, zhduki”, ishin fjalët e Muçës.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago