Sot ka qenë radha e Tiranës që të “rrëfehet” në Komisionin e Etikës pranë FSHF-ë për ndeshjen e dyshuar si të trukuar, Bylis-Tirana.
Por, pas bardhebluve, ka folur edhe kryetari i Komisionit të Etikës, një jurist me eksperiencë siç edhe është Fatmir Braka, që ka edhe ekspeiencë në të tilla çështje.
None found
Në një prononcim që ka dhënë pas mbledhjes, Braka ka pohuar për mediat se:
“Ishte një seancë më se normale. U pyetën përfaqësuesit e Tiranës, duke filluar nga presidenti deri te lojtarët. Mund ta quajmë frytdhënëse sepse u zhvillua normalisht. Premisat janë që hetimit të vazhdojë. Seanca tjetër do të jetë në datën 22, ora 14:00. U kërkua nga presidenti Halili të paraqesë të gjithë deklaratat e tij. Ne ia dhamë këtë mundësi. Mbas kësaj date merret vendimi. Nuk mund ta them se kur do merret vendimi. Ky është një vendim kolegjial. Komisioni do të vazhdojë punën normalisht. Nuk mund ta them unë se kur do të merret vendimi”.
“Jemi në fazën që po bëjmë një hetim administrativ, nëse komisioni vendos që do të ndiqet penalisht, do kërkohet dhe ndjekje penale. Po të flasim për prova, e kemi paragjykuar çështjen. Në fund të shikojmë se çfarë do të ndodhë. UEFA nuk vendos çfarë masash duhet të merren. UEFA dërgon materiale udhëzuese për çdo ndeshje. Informacioni i UEFA-s do të shqyrtohet së bashku me hetimin tonë administrativ. Nuk është vetëm materiali i UEFA-s”.
“Nuk ka të dhëna për shumën e vendosur në baste. Ka një informacion nga UEFA që diçka nuk shkon, por nuk mund të flasim tani se çfarë ka ndodhur”, – deklaroi kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka”.
Sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj fushate në Ligën e Kombeve,…
Një prind ngre dyshime rreth shkakut të simptomave te fëmijët në kopshtin në Korçë dhe kërkon që rasti të hetohet…
Luka Modric nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së rëndë të Kroacisë me rezultat 7-0 ndaj Anglisë, duke e…
Dashi Sot do të ndiheni më të vendosur për të marrë një drejtim të ri. Në punë mund të shfaqet…
Aktori i njohur Agron Llakaj ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të “Goca dhe Gra”, ku gjatë bisedës…
Cristiano Ronaldo ka marrë mbështetjen publike të Bruno Fernandesit në një moment kur tensionet rreth Kombëtares së Portugalisë kanë marrë…