Categories: Uncategorized

Muça emocion tifozët dhe zgjedh ekipin e ri: Me ty u linda, me ty u rrita

Tirana i befasoi të gjithë një ditë më parë, kur njoftoi largimin e Gentian Muçës. Mbrojtësi, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit kampion sezonin e shkuar, do të provojë një eksperiencë të re në Kosovë me Prishtinën.

Pritet vetëm zyrtarizimi, ndërkohë që Muça nuk mund të mos përcillte një mesazh përmes rrjeteve sociale. Fjalë të ndjera nga futbollisti që i është dashur të përballet me momente edhe më të vështia.

Të lidhura

None found

“Me ty u linda, me ty u rrita…”, kështu e nis Muça postimin e tij, frymëzuar nga një këngë që tifozët bardheblu dhe ai e kanë kënduar shpesh së bashku. “Dhe jo vetëm, por me ty e ndava gëzimin dhe hidhërimin”, shton ish-kapiteni i Tiranës që nuk ndalet me kaq.

“Ty të kushtova rininë dhe karrierën time dhe si këmbim mora mbrapsht diçka që nuk blihet me para. Mora më të bukurën prej teje, mirënjohjen, dashurinë dhe duartrokitjet e të gjithë tifozerisë bardh e blu.

Ndaj për respekt të të gjithë dashamirësve bardh e blu, ndjej detyrim të sqaroj se largimi im nga KF Tirana erdhi për arsye profesionale. Kam akoma mundësi për të kontribuar në fushën e blertë. Faleminderit për gjithçka. Gent Muça, njoni prej jush! Gjithmonë bardh e blu”, mbyll Muça.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

1 minute ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

15 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

18 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

45 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago