Milani vazhdon të jetë në kërkim të një qëndërmbrojtësi për të përforcuar repartin e prapavijës, në mënyrë që trajneri Stefano Pioli të ketë një skuadër të denjë për të rivalizuar për 4 vendet e para të Serie A.
Pas emrave si Milenkovic apo edhe Nastasic sëfundmi në skenë për kuqezinjtë ka dalë një tjetër futbollist ballkanas dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.
None found
Sipas gazetës torineze Tuttosport, drejtuesit e Milanit e pëlqejnë shumë shtalartin kuqezi dhe po përgatitin një ofertë për Atalantën.
Gjimshiti është një titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe është në planet e trajnerit Gasperini, gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë vetë lojtari si dhe presidenti i bergamaskëve Antonio Percassi.
Faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson kartonin e futbollistit 15 milionë euro, një shifër kjo e konsiderueshme por në të njëjtën kohë e përballueshme për arkat e Milanit.
Te skuadra e Trabzonsporit kanë marrë një lajm të mirë sa i përket futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe SportitMinistri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka dhënë më shumë detaje për “Projektligjin…
"Jam e bindur se nuk do ta kemi më këtë problem, ndërsa universiteti dhe fakultetet do të kenë energji elektrike",…
Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Siç…
Me ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, do të hapet xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo përballje,…