Milani e ka nisur mjaft mirë sezonin 2020/2021, teksa arriti kualifikimin në grupet e Europa Ligës si dhe i ka fituar të treja ndeshjet në Seria A.
Pavarëisht mungesave të rëndësishme si Romanjoli, Ibrahimoviç dhe Rebiç, kuqezinjtë po ja dalin mjaft mirë të shënojnë gola dhe të mbajnë rrjetën e paprekur.
None found
Megjithatë këto fitore nuk e kanë larguar qëndrimin e drejtuesve të Milanit të sigurojnë firmën e një mbrojtësi cilësor.
Sipas “Transfermarkt”, Milani është shumë pranë nënshkrimit të mbrojtësit të Çelsit, Antonio Rudiger.
Gjermani 27 vjeçar nuk po gjen dot hapësira tek formacioni i Lampard dhe ka pranuar një transferim në Itali. Duhet theksuar se mbrojtësi qëndror e njeh mjaft mirë këtë kampionat, pasi më parë ka milituar në radhët e verdhekuqve të Romës, aty ku pati dhe një superformë.
Me një Romanjoli të dëmtuar, Rudiger mund të zinte menjëherë pozicionin e titulluarit, pasi Gabia është pa eksperiencën e duhur dhe gjithashtu Musakio nuk është në formën e tij më të mirë.
Cristiano Ronaldo ka shkruar edhe një tjetër faqe historike në Kupën e Botës, duke vendosur një rekord të ri në…
Zvcira dhe Algjeria do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës. Kombëtarja evropiane dhe ajo afrikane do…
Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…
Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës…
Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.Talenti 20-vjeçar…
Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të…