Categories: Uncategorized

Mediat italiane: Ronaldo vendos rregullat te Juventusi, inatosen lojtarët e tjerë

Ditët e fundit ka pasur kritika të shumta mbi faktin që disa futbollistë të Juventusit janë larguar nga Torino gjatë këtyre ditëve për t’u kthyer pranë familjeve të tyre, qoftë edhe pa lejen e klubit bardhezi.

I tillë ishte rasti i Gonzalo Higuain, që rezultoi se kishte udhëtuar drejt Argjentinës, për t’i qëndruar pranë nënës së sëmurë dhe se kishte marrë lejë më parë të drejtuesit e klubit, por mediat italiane tani aludojnë se rregullat te Juve i vendos Cristiano Ronaldo.

Të lidhura

None found

Kjo pasi portugezi udhëtoi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Interin, drejt vendlindjes së tij, në Funchal, Madeira, ku mori me vete edhe familjen si dhe stafin e kujdesit persona, si kuzhinierë, pastruese e kopshtarë.

Cristiano Ronaldo përfitoi nga fakti që Sarri kishte lënë të hënën pushim, por më pas “e teproi zullumin” duke ndenjur në vendlindjen e tij edhe të martën, ndërsa të mërkurën doli lajmi se Rugani është pozitiv, që më pas u pasua nga ndërprerja e stërvitjes.

Megjithatë portugezi nuk e ka herën e parë që udhëton sipas dëshirës dhe jo rrallë është kthyer edhe në stërvitje me një apo dy ditë vonesë, natyrisht pasi ka marrë miratimin e klubit, por kjo gjë nuk u pëlqen aspak lojtarëve të tjerë të skuadrës.

Shumë prej tyre nuk janë dakord me trajtimin prej Princi, që i bëhet portugezit dhe kanë filluar të demonstrojnë të njëjtat sjellje e të njëjtën arrogancë, ndaj jo më kot Maurizio Sarri do të shprehej pas humbjes ndaj Veronës, se ka nevojë për ndihmë, për të rikthyer normalitetin në ekip. /Tch/

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago