Jurgen Goxha la Tiranën verën e kaluar dhe vendosi të vazhdontë karrierën në Ballsh. Mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar një sezon pozitiv me Bylis dhe ka shënuar 5 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.
Shpeshherë është përdorur si një “xhol” nga trajneri Dovedan, i cili ka vendosur ta përdorë si sulmues në momente të caktuara.
None found
Goxha është një tifoz i Tiranës, zbulon se pse u largua nga bardheblutë në “Fan Zone” në Supersport, ndalet te koronavirusi dhe kritikon Edi Ramën. Mbrojtësi i Bylisit, Jurgen Goxhaj shpjegoi këtë të mërkurë se nga Tirana u largua se nuk kishte shumë hapësira, duke qenë se u afruan disa lojtarë të rinj, dhe zgjodhi Bylisin sepse mendonte se do linte gjurmë aty.
EMRI – ”Kam bërë 2-3 gola me roveshatë dhe i kam shumë qejf akrobacitë. Emrin e kam nga Jurgen Klinsmann dhe jam tifoz gjerman. I kam thënë trajnerit që dua të luaj në sulm për të shënuar sa më shumë gola, por ato i di trajneri”.
TIRANA – “U largova nga Tirana pasi, duke parë afrimet, nuk do të kisha shumë hapësirë të luaja. Zgjodha Bylisin që kishte marrë disa lojtarë që unë i njihja. Mendoja se aty do të lija gjurmët e mija në Superligë”.
KRITIKAT – “Kryeministri shikon vetëm ministrat e tij. Ai duhet të na shikojë edhe ne futbollistëve, pasi unë tani jam i fejuar. Me çfarë të martohem kur kam 3 muaj pa u paguar?! Faleminderit Federatës që na ndihmoi, pasi mbyllëm një plagë të vogël”.
E ARDHMJA – ”Unë, në fund të sezonit, mbaroj kontratën time me Bylisin dhe jam lojtar i lirë. Dua të bëjë maksimumin këto 10 ndeshje, pastaj të shikojmë, pasi kam pasur oferta edhe nga jashtë vendit”.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski,vizitoi Idrizovën, Komuna e Gazi Babës,…
Jared Kushner, i dërguari dhe dhëndri i Donald Trump, zhvilloi bisedime në El Alamein me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e kabinave elektrike të vendosura buzë rrugëve në Sarandë, duke ngritur…
Vatrat e zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, vijojnë aktive edhe sot. Në terren janë angazhuar…
Një uragan i fuqishëm ka përfshirë Hawain, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëme të shumta. [...] Read More... The…
Një tjetër incident serioz ndodhi në Rumani, pasi një avion luftarak spanjoll F-18, që merrte pjesë në një mision policimi…