Categories: Uncategorized

Marotta tregon gjithçka pa doreza rreth merkatos së Interit

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marota, duke folur për mediet italiane ka prekur një temë të nxehtë, atë të transferimit të mundshëm të Lautaro Martinezit te Barcelona.

“Lautaro dëshiron Barcelonën? Do të përballemi me të dhe duhet ta bëjmë të kuptojë që një mundësi e tillë mund t’i paraqitet në të ardhmen, kur të jemi më i gatshëm për ta hedhur këtë hap. Lojtari mund të presë që të rritet më shumë tek Interi. Është e vështirë të flasësh për të ardhmen e tij në këtë moment, por unë i them: përqendrohu tek e tashmja, do të rinisë sezoni dhe kemi objektiva për të arritur. Mund të marrim shumë kënaqësi dhe futbollistët duhet të jenë protagonistë.

Të lidhura

None found

Marotta këmbëngul se zikaltrit nuk duan të privohen nga një lojtar si ai.

Ne, si shoqëri, nuk kemi vullnet për ta shitur. Është i ri dhe mbetet një element shumë i rëndësishëm për Conten. Pastaj ka një klauzolë largimi… Nuk e di çfarë mendon Barcelona, ndoshta do të kenë alternativa. Unë shpresoj që ata të mos e paguajnë klauzolën. Në rast lamtumire, në vend të Lautaros do të vijë një futbollist me shumë peshë, pra një lojtar i madh.

Një nga ata “top-player” që mund të vishet zikaltër është Edinson Cavani, ndonëse marrëveshja duket e vështirë për t’u arritur. Tonali dhe Chiesa janë dy “xhevahirë” të futbollit italian që Interi i pëlqen shumë.

Cavani? Është një nga mundësitë, po e monitorojmë si futbollist që i skadon kontrata. Chiesa? Firentina kërkon shumë (më shumë se 70 milionë, kjo është arsyeja pse nuk kemi nisur bisedimet. Tonali? Është më i arritshëm. Është një djalë akoma në fazën e rritjes.”

të fundit

Batman appears in Frankfurt amid fires and clashes during protests in Germany

Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…

12 seconds ago

Balkan Barometer: 55% of Albanians prioritize reducing energy tariffs

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…

27 seconds ago

Former Deputy Minister Irena Beqiraj: Apartments have become more profitable than factories; Rama’s governments have always failed!

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

45 seconds ago

Bulgaria votes for a new president, with Jotova facing Gyurov in an election dominated by Russia and Black Sea security

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

1 minute ago

Student List promises dialogue with Pristina, but within Serbia’s constitutional framework

BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…

1 minute ago

Kurti announces approval of the 2027 budget: capital investments exceed 1 billion euros

Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës…

2 minutes ago