Categories: Uncategorized

Maradona zbulon idhujt e tij, mes tyre edhe një brazilian

Diego Armando Maradona mori pjesë në një sfidë virale në Instagram dhe zbuloi gjashtë lojtarët që e bënë atë të dashurohej me futbollin. I nominuar nga ish-futbollisti Ian Rush (mit në Uells), Pibe de Oro, trajneri aktual i Gimnasias, zgjodhi pesë argjentinas dhe një brazilian. Pasi zbuloi idhujt e tij të rinisë, Maradona nominoi emra të tillë si Claudio Caniggia, Oscar Ruggeri, Juan Simón, Ricardo Bochini dhe Sergio Batista për të vijuar sfidën.

Këta ishin 6 idhujt e Maradonës:

Të lidhura

None found

Ricardo Bochini

I konsideruar idhulli më i madh në historinë e Independientes dhe një nga lojtarët më të mirë në historinë e Argjentinës. Ai luajti në periudhën 1972 dhe 1991. Me Independienten, klubi në të cilin ai luajti gjithë karrierën e tij, fitoi 5 Libertadores dhe 2 kupa ndërkontinentale në epokën e artë të kubit. Aftësia e tij kryesore ishte të ndihmonte shokët e tij të skuadrës dhe t’i bëntë ata ta kishin të lehtë të shënonin.

Norberto Alonso

Me nofkën “Beto”, ai luajti për River Plate, Olympique Marseille dhe Vélez Sarsfield. Një mesfushor shumë i talentuar i krahut të majtë, me cilësi të jashtëzakonshme që e lejuan të lëvizte nëpër zona të tjera. Ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1978, 7 kampionate me River plate si dhe Libertadores dhe një Kupë Interkontinentale.

Daniel Alberto Passarella

Kapiteni i Madh kishte një stil shumë të ndryshëm nga paraardhësit dhe një personalitet të fortë. Passarella luajti për River Plate, Fiorentinën dhe Interin në Serinë A dhe është mbrojtësi i dytë me më shumë golave në histori pas mitit të Barçës, Ronald Koeman. Ai ishte lojtar, trajner dhe president i River Plate. Ai fitoi 2 Kupa Bote me Argjentinën (‘78 dhe ’86, megjithëse në të dytën nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi).

Angel Clemente Rojas

“Rojitas” është një ngafutbollistët e lavdishëm të Boca Juniors në vitet 1960. Ai luajti sulmues dhe u karakterizua nga teknika dhe elegance. Kujtohet për “gambetan” e tij. Ai luajti 10 vjet si “xeneize” dhe fitoi 5 tituj: 4 liga dhe një Kupë.

Oscar Pianetti

Një idhull tjetër i Bocas. “Pocho” ishte një sulmues që luajti më shumë në krahun e djathtë dhe që karakterizohej nga shpejtësia dhe shkathtësia e tij. Ai fitoi 3 kampionate si “xeneize” dhe spikati veçanërisht në ndeshjet kryesore kundër rivalit “të përjetshëm” të Bocas, River Plate.

Roberto Rivelino

Rivelino ishte një mesfushor i talentuar, i lindur në Sao Paulo nga një çift italian, i vetmi joargjentinas në listën e Maradonës. Ai ishte kampion bote me Brazilin në vitin 1970. Ai luajti pothuajse tërë karrierën e tij te Corinthiansi dhe ishte specialist i goditje të lira.

të fundit

SHISH’s advanced surveillance equipment ended up with crime” / Bardhi: After every strong denunciation, the Police follow me for a month

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në një intervistë në “Prime News24” ka dhënë një deklaratë të fortë…

30 minutes ago

Shqipe Mehmeti Selimi: From the October 1 student protest to today’s call for justice

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues në Hagë…

31 minutes ago

Shqipe Mehmeti Selimi: Nga protesta studentore e 1 Tetorit te thirrja e sotme për drejtësi

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues në Hagë…

35 minutes ago

Horoskopi 2 Tetor/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një lidhje, por përqendrohuni tek gjerat…

36 minutes ago

Lumbardh Dellova vlerësohet si më i miri në barazimin pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Kosova ka barazuar 0-0 ndaj Izraelit, në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit B të Ligës së Kombeve.“Dardanët” patën…

40 minutes ago

“Pajisja e avancuar e SHISH për përgjime përfundoi te krimi”/ Bardhi: Pas çdo denoncimi të fortë, Policia më ndjek për një muaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në një intervistë në “Prime News24” ka dhënë një deklaratë të fortë…

49 minutes ago