Categories: Uncategorized

Manchester United vihet pas sulmuesit të Milanit

Manchester Unitedi raportohet se i është bashkuar Tottenhamit në garën për sulmuesin polak të Milanit, Krzysztof Piatekun, pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer e do një sulmues për ta zëvendësuar Marcus Rashfordin e lënduar.

Ole Gunnar Solskjaer është duke e kërkuar një lojtar për ta përforcuar repartin e sulmit gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Mirëpo, në garën për Krzysztof Piatekun, Djajtë e Kuq përballen me konkurrencë nga ana e Tottenhamit dhe Newcastle.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit The Athletic, Manchester Unitedi tashmë e ka kontaktuar klubin italian e për më tepër thuhet se klubi anglez ishte interesuar për polakun qysh para lëndimit të Rashfordit.

Këto lajme vijnë në një kohë kur raportohej se Tottenhami ishte afër arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e Piatekut, për ta zëvendësuar Harry Kane-n e lënduar.

Për 24-vjeçarin janë interesuar edhe Newcastle, Aston Villa dhe Fiorentina, megjithatë ai thuhet se është i interesuar të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kjo bën që më shumti gjasa për transferimin e tij të ketë Tottenhami.

Milani e kishte siguruar transferimin e Piatekut nga Genoa për 35 milionë euro gjatë janarit të vitit të kaluar. Kuqezinjtë tani janë të gatshëm ta lirojnë sulmuesin, por ata duan t’u kthehen paratë që i kishin shpenzuar për të para një viti.

Sulmuesi 24-vjeçar kishte arritur t’i shënojë 30 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, mirëpo këtë sezon ka kontribuar me vetëm katër gola. Vendi i tij në skuadër rrezikohet edhe më shumë pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovicit, mirëpo Piateku thuhet se do të preferonte të luftonte për ta zënë një vend në skuadrën e Stefano Piolit.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

15 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

52 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

1 hour ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago