Rruga që të çon në Lisbonë nuk është aspak një korsi e lehtë për Maurizio Sarrin. Ndonëse për Juven mund të dukej e tillë pas shortit, më pas u shndërrua në një malore për shkak të disfatës së pësuar në shtëpinë e Lyoniy, por edhe emergjencës së koronavirusit që trazoi kalendarët e futbollit.
Nëse Juventusi do të dështonte në kalimin në çerekfinale, menjëherë pasi kanë festuar titullin e 9-të radhazi, do të vinte gjithçka në diskutim, pasi vërtet që puna e një trajneri gjykohet në harkun e gjatë të një kampionati dhe Sarri arriti objektivin titull pavarësisht anomalive të këtij sezoni, por “Zonja e Vjetër” në pesë vjeçarin e Massimiliano Allegrit ishte rregullisht mes 8 skuadrave më të mira të Europës, vetëm një herë u eliminua në 1/8-at dhe bërja e një hapi pas do të shkaktonte jo pak vuajtje, edhe në aspektin ekonomik.
None found
Verën a kaluar aventura e Sarrit te Chelsea u mbyll pas vetëm një viti dhe trofeut të tij të parë ndërkombëtar, Europa League. Tani një tjetër Kupë, ajo e Championsit trazon ditët e tij, bashkë me hijen e disa trajnerëve që këto ditë po përmenden si pasues të tij në stolin bardhezi.
Duke nisur që nga ëndrra Zinedine Zidane, ëndrra e Presidentit Agnelli, pretendentit të përhershëm Simone Inzaghi, te Pochetino i kushtueshëm e deri madje te një rikthim i Allegrit. Një eliminim pa lavdi ndaj një rivali si Lyon, rrezikon të influencojë vendimet e drejtuesve për të ardhmen.
Vitin e kaluar Agnelli konfirmoi Allegrin pas eliminimit në çerekfinale ndaj Ajaksit, por të gjithë e mbajmë mend si shkoi më pas me largimin e trajnerit. Këtë vit Presidenti ka qëndruar në heshtje edhe pas fitores së titullit.
Pesë deputetë të maxhorancës kanë votuar kundër Denar Bibës si anëtar të Autoritetit të Konkurrencës për një tjetër mandat në…
Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, është bërë pjesë e një momenti jo të zakonshëm dhe shumë “New York…
Një person ka vdekur dhe dëme serioze janë raportuar në Atikë, pas ndikimit gjithëpërfshirës të sistemit të motit të ashpër…
Në shkelje të rregullores, kryetari i Kuvendit nuk na dha fjalën. Kërkova që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve…
Ish-kryeparlamentarja dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli mori fjalën pas tensioneve dhe përplasjeve që pati në seancë mes demokratëve…
Dea Vieri ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka…