Categories: Uncategorized

Luis Suarez zbulon arsyen pse zgjodhi të transferohej te rivalët e Barcelonës

Mund të quhet pa diskutim si “goditja më e madhe” në këtë merkato verore në Spanjë.

Luis Suarez u largua nga Barcelona për t’u bashkuar me Atletico Madrid. Konsiderohej i padëshirueshëm nga drejtuesit e Barçës, por edhe nga trajneri i ri i katalanasve, Ronald Koeman, i cili ia kishte bërë të ditur sulmuesit që nuk e llogariste në planet e tij.

Uruguajani ishte gjithashtu shumë afër Juventusit, por ishte Diego Simeone ai që arriti ta binde dhe ta kishte në dispozicion në skuadrën e tij. Një zgjedhje mbi të cilën Luis Suarez u kthye të flas në një intervistë për median zyrtare të klubit të tij të ri: “Motivimi për të luajtur për një klub të madh spanjoll më shtyu të marr këtë vendim, Atletico është një prej tyre. Kanë lojtarë shumë të mirë dhe luftojnë gjithmonë për të qenë në krye të renditjes.

Gjithashtu kanë një tifozeri që të motivon shumë. Shumë njerëz më kanë dërguar mesazhe dhe më kanë kërkuar që të vij të luaj për Atleticon, dhe ky është një motiv shtesë. Fola edhe me Diego Simeonen, mënyra se si ai më foli, më bindi edhe më shumë për të firmosur me Atleticon.

Suarez tregoi edhe bisedën me Godin e Griezmann:

“Godin dhe Griezmann më thanë vetëm gjëra pozitive për Atleticon, ata kanë shkruar emrin e tyre në historinë e këtij klubi. Më ndihmuan me gjithçka që kisha nevojë në Madrid dhe u jam shumë mirënjohës” , shtoi sulmuesi uruguaian.

Suarez gjithashtu foli edhe për gjendjen e tij fizike: Unë përpiqem të jem në nivelin tim më të mirë dhe stërvitem sa më shumë që të jetë e mundur për t’u paraqitur mirë në ndeshje” – para se të fliste në stilin e lojës së ekipit: ” Një lojtar nuk mund të ndryshojë filozofinë e lojës së një ekipi, ai duhet të përshtatet me memënyrën se si ata luajnë, kjo është ajo që unë kam bërë në karrierën time në të kaluarën” . Fjalë që Diego Simeone me siguri do t’i vlerësojë!

të fundit

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

11 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

42 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

50 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

1 hour ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

2 hours ago