Sot në orën 18:00 luhet derbi i kryeqytetit italian, Roma-Lazio. Si zakonisht, derbi merr një përjetim ndryshe dhe kështu po ndodh edhe kësaj here.
Kur jemi edhe pak orë nga starti i sfidës, vëmendja më e madhe i shkon një hajduti, i cili ka grabitur një farmaci, “plaçkitja” e së cilës kap vlerën e 1500 eurove.
None found
Shifra mbase nuk është e jashtëzakonshme, por atij do t’i duhet të përballet me drejtësinë shumë shpejt. Në fakt, më tepër sesa gjyqin apo ndëshkimin, i ndaluari ka menduar pikërisht për derbin kur policët i kanë vënë prangat.
I arrestuar në shtëpinë e tij, hajduti 40-vjeçar mësohet të jetë ankuar për faktin se nuk do të mund të shohë Romën e tij kundër Lazios sot në mbrëmje.
I ndaluar nga forcat e rendit edhe në raste të tjera, hajduti ka deklaruar në komisariat se ndien keqardhje që nuk do të shkojë në stadium, duke shtuar se këtë derbi do të jetë i detyruar ta shohë nga televizori në qelinë e izolimit.
Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme. Sipas 100% të vendvotimeve…
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…