Lucas Vazquez ka zbuluar se ai do të pëlqente kalimin në ligën amerikane MLS.
28-vjeçari nuk po ka hapësirë te Real Madridi dhe në këtë verë pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.
None found
Spanjolli ka zbuluar se do të ishte diçka e pabesueshme për të nëse do të kalonte në ligën amerikane, aty ku shumë yje që kanë luajtur në Evropë, e kanë mbyllur karrierën e atje.
“Do të ishte e pabesueshme, e adhuroj që një ditë të luaj në MLS”, ka thënë Vazquez për Bleacher Report.
“Më pëlqen basketbolli. E dashuroj skuadrën e LeBron James. Por, tani për tani jam i fokusuar te Real Madridi dhe do të shikojmë se çfarë do na sjell e ardhmja”, ka shtuar më tej ai.
Vazquez në këtë sezon ka luajtur vetëm në 14 ndeshje nga 27 të mundshme, derisa ka startuar në vetëm gjashtë. /Telegrafi/
Ylli argjentinas, Lionel Messi thuhet se ka ende shumë për të ofruar te Inter Miami, edhe pse është 39 vjeç.Sipas…
Ballkani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…
Në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se, “lëvizja studentore është kundër korrupsionit dhe kundër…
Një grua 56-vjeçare nga Manastiri dhe një shtetas 38-vjeçar nga Estonia dyshohen se kanë mashtruar qindra qytetarë të Maqedonisë së…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka thënë asnjë fjalë sot lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur…
MPB Maqedoni njofton se pardje (28.10.2026), në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00, në territorin e të gjithë…