Categories: Uncategorized

Lojtari më i ri i United: Rashfordi, lojtari më i mirë në Evropë për momentin

Sulmuesi i sapo transferuar te United thotw se Marcos Rashford mund tw jetw lojtari mw i mirw ne Europw.

Odion Ighalo e kompletoi transferimin në formë huazimi për gjashtë muaj në Old Trafford nga Shanghai Shenhua në ditën e fundit të afatit kalimtar, përderisa kërkimi i Ole Gunnar Solskjaer për një qendërsulmues të ri mori fund.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Nigerisë do të garojë me Anthony Martialin dhe Mason Greenwoodin për një vend në formacionin e parë të Solskjaer.

“Këta lojtarë janë lojtarë të mrekullueshëm. Greenwoodi është një lojtar shumë i mirë, është i ri, luan shumë mirë me këmbën e majtë. Ia kam shikuar disa ndeshje”, ka thënë Ighalo, në një intervistë të dhënë për MUTV.

“Martial është gjithashtu shumë i talentuar, ai mund të bëjë magji me topin në këmbë. Ndërsa, mendoj se Rashfordi është njëri ndër lojtarët më të mirë, nëse jo më i miri, në Evropë për momentin”.

“Ai po bën punë shumë të mirë, duke shënuar gola. Është i shpejtë, ka teknikë të mirë. Fatkeqësisht, ai tani është i lënduar por, me shumë shpresë, mezi po pres të luaj me të pasi që ai është lojtar shumë i mirë”.

“Çfarë cilësi sjell unë tani në skuadër? Epo, tash Manchester Unitedi e ka një sulmues që i pëlqen të qëndrojë gjithmonë në mes, sepse Rashfordi dhe Martiali preferojnë të vijnë nga krahët e sulmit”.

“Ata kanë nevojë për dikë të fuqishëm fizikisht për ta mbajtur topin në atë fazë, për ta pasuar dhe për të bërë lëvizje në atë pjesë të fushës. Besoj se unë mund t’ia jap këtë skuadrës”. /

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago