Categories: Uncategorized

Liverpool u eleminua, Klopp përcakton kampionin e ri të Champions

Pas Bundesligës, është radha e Premier Ligës për të rinisur të luajë. Dhe në dy javët e fundit të mbetura të pushimit, Jyrgen Klop gjen kohën për të folur për ish-kampionatin e tij dhe komentuar edhe situatën e Bayernit të Mynihut.

Gjatë një interviste për “Sky Deutschland”, trajneri i Liverpulit i shikon shanset e bavarezëve për një triumf në Champions të mira, ndërsa prek edhe një sërë temash të tjera.

Të lidhura

None found

“Gjermania ishte vendi i parë në Europë që mori masat e duhura në momentin e duhur. Dhe rinisja e futbollit në Europë mori si shembull pikërisht Bundesligën. Kristian Zaifert bëri një punë të mrekullueshme, duhet thënë kjo. Baza e gjithçkaje për ne, por edhe Spanjën dhe Italinë, ishte pikërisht ajo që bëri Gjermania”, tha ish-tekniku i Borusias së Dortmundit, i cili komenton edhe shanset e skuadrës së Hansi Flikut për triumfin e parë në Europë që prej vitit 2013.

Liverpuli, që është kampionia në fuqi e Europës, u eliminua nga Atletiko e Madridit në 1/8-at: “Bayerni ka gjithashtu një shans të mirë. Duken në formë të shkëlqyer për momentin. Gjërat po shkojnë shumë mirë dhe lojtarët e dëmtuar janë rikthyer. Por, gjërat duhet të ruajnë sigurisht këtë drejtim. Për të fituar trofe të rëndësishëm duhet të kesh fat. Në finale, duhet të kesh 11 lojtarët më të mirë kur ke shkuar kaq larg.

Disa nga fituesit e Champions-it të këtyre viteve të fundit e kanë pasur një gjë të tillë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Prandaj, unë e shoh Bajernin që ka shanset më të mëdha, thjesht sepse edhe nëse do të kenë ndonjë dëmtim të lehtë, ata do të kenë mundësi për ta rikuperuar për Ligën e Kampioneve. Ky mund të jetë një avantazh, nuk ka asnjë dyshim. Por deri ku, do të më pëlqente të prisja dhe ta shihja. Megjithatë, unë nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse Bajerni do ta fitonte këtë trofe, urime”.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago