Një rikthim në Serie-A për Xherdan Shaqirin duket se po bëhet gjithnjë e më i mundur për shkak se ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Jurgën Klopp për edicionin garues 2021/22.
Shaqiri ishte pjesë e Interit në të kaluarën në Itali por që ajo periudhë nuk ishte e mirë për sulmuesin nga Gjilani, megjithatë fati i tij duket të jetë i lidhur prapë se prapë me këtë kampionat sepse ka disa klube të interesuara për shërbimet e tij, përcjellë KosovaPress.
None found
Një nga ato klube është Lazio, të cilët raportohet se janë afër për të sjellë Maurizio Sarri si menaxherin e tyre të ri. Dhe me një menaxher të ri ka zëra për një sistem të ri dhe nënshkrime të reja, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin e Liverpoolit.
Sipas mediave lokale nga kryeqyteti italian, të paktën, Shaqiri i Liverpoolit dhe Milot Rashica i Werder Bremenit të dy mesfushorë sulmues dhe anësorë – besohet të jenë opsionet më tërheqëse për momentin pasi klubin që po kërkon të kalojë nga sistemi 3-5-2 në atë 4-3-3.
Raportet e fundit nga Anglia sygjerojnë se Liverpooli po kërkon të paktën 7 milionë euro ndërsa klubi kërkon të mbledhë fonde për të sjellë një mesfushor dhe ndoshta edhe një sulmues, megjithëse një performancë e fortë në Euro 2020 nga Shaqiri mund ta rrisë çmimin e tij në mënyrë të konsiderueshme.
Një vajzë ka humbur ndjenjat gjatë protestës para Kryeministrisë, në ditën e 171-të të tubimit kundër qeverisë. Ajo është ndihmuar…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj ndalimit të përfaqësuesit studentor Besar Sejdiu, për të cilin u raportua se është ndaluar…
Po mbahet protesta e 171-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Por kjo protestë është duke u mbajtur në kushte…
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka zhvilluar një takim zyrtar me atasheun…
Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafir i Irlandës, në sfidën finale për kualifikueset e Ligës së Kombeve.“Dardanët” tashmë e…
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për objektivat e Kombëtares së Kosovës në Ligën e…