Në një moment tjetër të sezonit Liverpool-Chelsea do ishte një supersfidë që do të kishte vëmendjen e të gjithë botës së futbollit, megjithatë edhe pse The Reds janë shpallur kampion të Premier Leagues prej disa javësh, spektakli parashikohet të jetë i garantuar në sfidën që do të mbyllë javën e 37-të të kampionatit anglez.
Ndryshe nga skuadra e Klopp që nuk ka mundësi për të kaluar as kuotën e 100 pikëve pas gafave që ka bërë në ndeshjet e fundit, Chelsea ka ende një objektiv të madh për të arritur pikërisht kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm.
None found
Me një fitore ndaj një Liverpooli pa asnjë objektiv të mbetur në këtë sezon dhe me mendjen te pushimet e verës, Blutë e Londrës mund të sigurojnë matematikisht zonën Champions dhe më pas mund të mendojnë të qetë për finalen e FA Cup ndaj Arsenalit, kompeticion në të cilin Frank Lampard do të ketë mundësinë të fitojë trofeun e parë si trajner me Chelsea-n.
Kjo supersfidë do të startojë në orën 21:5. Po ashtu si edhe takimin e orës 19:00 mes Manchester United dhe West Ham, një ndeshje të cilën Djajtë e Kuq duhet ta fitojnë për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…