Categories: Uncategorized

Letra e Jurgen Klopp për tifozin e vogël bëhet virale në rrjet (FOTO LAJM)

Një fans i vogël i Mançester Junajtid thotë se mbeti i shokuar kur trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp i dërgoi një letër personalisht. Daragh Curley i kishte shkruar një letër trajnerit të Liverpulit si pjesë e një projekti në shkollë. 10-vjeçari i kishte kërkuar që të humbiste ndonjë ndeshje që të mos fitonte kampionatin anglez.

“Liverpuli po fiton shumë ndeshje. Nëse fiton edhe nëntë ndeshje, do të thyeni rekordin në Angli. Si fans i Junajtid, kjo më mërzit shumë. Kështu që herën tjetër, të lutem humbisni. Lërini skuadrat e tjera të fitojnë. Shpresoj të të kem bindur që të mos fitosh më ndeshje të tjera dhe kampionatin,” shkruante tifozi i vogël.

Të lidhura

None found

Por Klopp, ekipi i të cilit është pranë fitimit të kampionatit anglez pasi nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon, i ktheu përgjigje.

“Fatkeqësisht, në këtë rast nuk mund të pranoj kërkesën tënde, jo përmes zgjedhjes të paktën. Po aq sa ti dëshiron që Liverpuli të humbasë, po kaq është edhe detyra ime që të siguroj që Liverpuli të fitojë, pasi ka miliona njerëz në gjithë botën që duan të ndodhë kjo. Kështu që unë nuk dua t’i zhgënjej ata”.

“Për fatin tënd, ne kemi humbur ndeshje në të shkuarën dhe do të humbasim në të ardhmen sepse ky është futbolli”

“Problemi është se kur je 10 vjeç, mendon se gjërat do jenë gjithmonë siç janë tani. Por kur je 52 vjeç si unë, mund të them përfundimisht se nuk është kështu”.

Ai shton se Junajtid është me fat që ka një fans të tillë. Prindërit e djalit kanë vlerësuar trajnerin e Liverpulit, kurse djali është lumturuar.

Pavarësisht kësaj, ata thonë se nuk do e tradhtojnë ekipin e tyre të zemrës.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

7 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

8 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

8 hours ago