Categories: Uncategorized

Lampard i kundërpërgjigjet legjendës së United: Nuk e kam më të lehtë se Solskjaer

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, i ka mohuar pretendimet e legjendës së Manchester Unitedit, Roy Keane, se ai i shmang kritikat falë kombësisë së tij angleze.

Chelsea radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës – me pesë pikë më shumë sesa Djajtë e kuq, që radhiten të pestit – por e ka një disfatë më shumë të regjistruar sesa skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit.

Të lidhura

None found

Duke folur në Sky Sports pas humbjes së Chelseat me rezultat 1:0 kundër Newcastle të shtunën, Keane tha se Lampardi nuk kritikohet – në krahasim me trajnerin e Djajve të Kuq – për shkak se është anglez.

Lampardi e lavdëroi Keane për pasionin me të cilin i analizon ndeshjet, mirëpo ai insistoi se nuk merr trajtim më ndryshe sesa trajnerët e tjerë për shkak të prejardhjes së tij.

“Në atë moment më pëlcitën veshët sepse nuk mendoj se të qenët anglez të shpëton nga kritikat”, ka thënë Lampard, në konferencën para përballjes të së martës kundër Arsenalit.

“Në fakr, unë dëgjova shumë njerëz që nuk besonin te unë në fillim kur e mora këtë post për shkak se jam i ri dhe anglez dhe e kisha vetëm një vit përvojë në Derby”.

“I përulem Royt, më pëlqen shumë kur e shoh atë duke folur për futboll sepse flet me shumë pasion dhe është i drejtpërdrejtë. Por, nuk mendoj se unë e kam pasur më të lehtë pse jam anglez dhe nganjëherë e ndiej të kundërtën. /

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago