Categories: Uncategorized

I iku fitorja nga “duart”, Lampard i zhgënjyer

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, beson se mungesa e saktësisë e skuadrës së tij para portës kundërshtare ia kushtoi dy pikë Chelseat në derbin e qytetit kundër Arsenalit, që përfundoi me rezultat 2:2 në Stamford Bridge, të martën.

Të Kaltrit e morën një epërsi të madhe brenda 30 minutëshit të parë të lojës, kur David Luiz i Arsenalit u ndëshkua me karton të kuq, shkaku i një ndërhyrjeje ndaj Tammy Abraham, pas një pasimi të dobët nga Shkodran Mustafi.

Të lidhura

None found

Jorginho u tregua i saktë nga pika e penalltisë, për t’ia dhënë kështu skuadrës së tij epërsinë pas pjesës së parë në Stamford Bridge.

Gabriel Martinelli e barazoi rezultatin për Topçinjtë në minutën e 63-të, ndërsa Chelsea mendoi se e fitoi lojën me golin e Cesar Azpilicuetas në minutën e 84-të.

Por, skuadra e Frank Lampardit arriti ta mbajë atë epërsi vetëm për tre minuta, pasi që Hector Bellerin e barazoi sërish rezultatin me një gol të bukur.

Pas ndeshjes, Lampardi s’mund ta fshihte dot zhgënjimin që s’i kishte marrë të tri pikët kundër rivalit të qytetit, që luajti për shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak.

“Jam i zhgënjyer, duke e pasur parasysh situatën në të cilën ishim në ndeshje. E merituam të kalonim në epërsi 1:0. Për pak kohë pas kësaj, po mësoheshin të luanim kundër tyre me dhjetë lojtarë”, tha Lampardi.

“Por, ne krijuam raste në pjesën e dytë dhe ishte sërish e njëjta histori si gjithmonë – nuk mund t’i shfrytëzonim ato mundësi”.

“Mund t’i kishim shënuar tri apo katër gola sot. Kemi pasur shumë goditje, harkime dhe shumë momente që të detyrojnë të bësh “oooh”. Duhet të jemi më të saktë para portës kundërshtare”.

“Kur vjen dita e ndeshjes, ti duhet ta kesh instinktin vrasës. Ne nuk e kemi këtë për momentin. Ndoshta jemi të rinj dhe na duhet një periudhë tranzicioni, por ne duhet ta kemi atë cilësi. S’ka të bëjë me tifozët, ka të bëjë me ne”.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago