Categories: Uncategorized

Lajm i madh për Vllazninë, arrihet marrëveshja me biznesmenin që kërkon aksionet e klubit (FOTO LAJM)

Një lajm i madh ka ardhur ditën e sotme për të gjithë tifozët e Vllaznisë, teksa klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njofton se është nënshkruar një marrëveshje për sponsorizimin, partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqërinë ”ALBAPHOTO” shpk, në krye të së cilës qëndron Alban Xhaferi, i cili para pak kohësh njoftoi se dëshiron të marrë klubin në pronësinë e tijvllaznia arbitri ziri

Ja njoftimi i klubit:

Të lidhura

None found

. Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton të gjithë dashamirët e futbollit për nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin , partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqerinë ”ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ”FUJIFILM” dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ”VLLAZNIA”.

Kjo marrëveshje ka objekt të saj:

a) Bashkëpunimi për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionantit kombëtar të futbollit të Superligës shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.

b) Partneritetin, midis paleve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi nis menjëherë, në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa me te larta.

të fundit

Veliaj kundërshton transferimin drejt Fierit: Pas 31 orësh na njoftuan se vendimi është sekret

Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke kundërshtuar mungesën e…

23 seconds ago

Meta zbulon “Style Sketch”, aplikacionin me AI për kombinimin e rrobave

Meta ka prezantuar pa shumë bujë “Style Sketch”, një aplikacion të ri të bazuar në inteligjencën artificiale, i cili u…

2 minutes ago

Microsoft arkëton 10 miliardë dollarë nga OpenAI në vetëm tre muaj

Microsoft ka gjeneruar 10 miliardë dollarë të ardhura nga marrëveshjet komerciale me OpenAI gjatë tremujorit që përfundoi më 30 shtator…

2 minutes ago

Stradner pyet për origjinën e parave që kanë marrë persona të lidhur me Vuçiqin

Analistja dhe ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, ka ngritur pikëpyetje për burimin e parave që, sipas saj, kanë marrë…

2 minutes ago

Buleshkaj: Vendimet dhe veprimet konkrete janë themeli i besimit publik

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare KosovaPAR 2026, ku kontribuoi në…

3 minutes ago

Vëllai i Donjeta Pajazitajt kundërshton emërimin e Valbona Disha Haxhosajt në krye të Prokurorisë

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, ka reaguar pas emërimit të Valbona Disha Haxhosajt në krye të prokurorisë, duke shprehur…

3 minutes ago