Categories: Uncategorized

Lajm i hidhur për Mourinhon, Harry Kane do të mungojë gjatë

Harry Kane do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në muajin prill. Sulmuesi i klubit londinez Tottenham Hotspur do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet të mungojë për një periudhë 3-mujore. Lajmi u bë i ditur nga vetë zyrtarët e “Spurs”, që qartësuan gjithashtu se 26-vjeçari do të operohet për këputjen e një tendine në bisepsin e majtë femoral.

Kapiteni i “Gjelave” u dëmtua gjatë ndeshjes me Southampton-in në Stadiumin Saint Mary, në ndeshjen hapëse të vitit, në ditën e parë të 2020-s, sfidë të cilën “Spurs” e humbën me rezultatin 1-0, madje Harry Kane la fushën në momentin kur VAR-i po kontrollonte golin e shënuar prej tij, pikërisht në momentin që ndjeu edhe dhimbjet e para, gol që më pas u anulua për pozicion milimetrik jashtë loje.

Të lidhura

None found

Nuk është bërë e ditur një datë e saktë për kohën e tij të rikthimit, megjithatë një dëmtim i tillë kërkon një periudhë afërsisht 3-mujore për riaftësimin e plotë. Mjekët specialistë i këshilluan menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale dhe ishin pikërisht doktorët që përjashtuan një kthim të mundshëm përpara muajit prill. Nëse gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve, atëherë kapiteni i “Gjelave” rrezikon të humbasë gjithë sezonin, por mbi të gjitha Harry Kane mund të vërë në dyshim gjithashtu edhe pjesëmarrjen e tij në kampionatin e ardhshëm europian, që do të zhvillohet nga 12 qershori deri më datë 12 korrik.

Jose Mourinho pati deklaruar që pas takimit në Hampshire, se i druhej një mungese të gjatë, për shkak të vështirësive që paraqet një dëmtim i tillë si dhe vetë kohës së gjatë që nevojitet për një rekuperim të plotë, gjithsesi lajmi u konfirmua më në fund nga vetë zyrtarët e klubit londinez, pas konsultave të ndryshme. Harry Kane është pikërisht futbollisti më i rëndësishëm te Tottenham Hotspur, për më tepër sulmuesi i vetëm i ekipit e mbylli fazën e parë të sezonit duke shënuar plot 27 gola në 31 ndeshje, me klubin si dhe fanellën e përfaqësueses së “Tre Luanëve”.

Për momentin, “Gjelat” pozicionohen në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm të Premier League-s, 6 pikë larg vendit të katërt, që aktualisht mbahet nga rivalët e Chelsea-t, sidoqoftë fakti që Tottenhami nuk ka më asnjë sulmues tjetër në dispozicion pritet të influencojë ndjeshëm në rivalitetin për zonën Champions të kampionatit anglez, pa harruar aspak gjithashtu edhe një detaj tjetër tepër të rëndësishëm, që sfidat vajtje-ardhje në Europë me klubin gjerman të Leipzigut do të zhvillohen në periudhën shkurt-mars, kështu që “Spurs” në mënyrë të kuptueshme pa kapitenin rrezikojnë ndjeshëm për t’u eliminuar që në fazën e 1/8.

të fundit

SPB Tetovë: Policia do të mbikëqyrë procesin zgjedhor në Bërvenicë për të garantuar qetësi dhe siguri

SPB Tetovë njofton se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Sektori për Parandalim…

1 minute ago

QMK: 27 zjarre janë shuar, ndërsa katër vijojnë të jenë aktive

Katër zjarre të në ambiente të hapura janë aktive në vend, ndërsa 27 janë shuar, sipas raportit të mëngjesit të…

1 minute ago

Murati: Mbrojtja e parasë publike kërkon integritet financiar

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar ngjarjen e Procesit të Berlinit për financat e paligjshme, me temën…

7 minutes ago

Ekzekutimi i Christa Pike dështon, nëna e 19-vjeçares së vrarë: Vajza ime po harrohet ndërsa autorja merr gjithë vëmendjen

Colleen Slemmer u largua nga Florida drejt Tennessee për të ndjekur ëndrrën e saj për të studiuar teknologjinë, por jeta…

11 minutes ago

Ragmi Mustafi sharply criticizes Vučić’s rhetoric about Shaip Kamberi and Albanians

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në…

14 minutes ago

Mustafi condemns Vučić’s statements about Shaip Kamberi and Albanians

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në…

14 minutes ago