Një vendim se kur mund të rikthehet futbolli në Spanjë është anuluar nga një takim i mbajtur mes Federatës së Futbollit të Spanjës dhe Asociacionit të Futbollistëve.
Ka një frikë se sezoni 2019/20 mund të mos kompletohet shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer në masë të madhe në shtetin spanjoll.
Nga La Liga insistojnë se futbolli duhet të vazhdojë, derisa ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe lojtarët të testohen pas çdo ndeshjeje.
Mediat në Spanjë raportojnë se ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të rikthehet futbolli, derisa stërvitjet e lojtarëve mund të fillojnë nga muaji i ardhshëm.
Ata kishin planifikuar që të riktheheshin më 14 prill me stërvitjet, mirëpo një gjë e tillë nuk ishte e mundur dhe tani duhet të presin një datë tjetër.
Qeveria spanjolle dëshiron të sigurohet se nga ndeshjet mos të rrezikohet shëndeti edhe i qytetarëve të tjerë, pasi infektimi mund të bartet më pas nga lojtarët.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…