Categories: Uncategorized

La Liga nis pa para dhe pa tifozë, gara për titull është e balancuar

Duhet të niste dje, por “lufta” e përjetshme mes ligës dhe federatës e ka spostuar fillimin e kampionatit spanjoll ditën e sotme.

Është edicioni i 90-të dhe rinis mes frikës:

Të lidhura

None found

Pa spektatorë, pa para, pak yje dhe shumë të panjohura. Mesi u mbajt me forcë edhe për një vit. Kampionati spanjoll rifillon me 3 ndeshje sot dhe 4 nesër, sepse ekipet e impenjuara në Europë do ta nisin garën më vonë. Reali dhe Getafe do të luajnë në javën e dytë, ndërsa Barcelona, Atletiko dhe Sevija në të tretën. Një nga 5 temat kryesore në këtë rifillim gare është merkato, sepse nuk ka miliona për t’u shpenzuar.

Për momentin klubet spanjolle kanë arkëtuar 343 milionë euro dhe kanë shpenzuar 280 milionë. Bilanci është pozitiv për të krijuar pak frymëmarrje. Një vit më parë, La Liga kishte shpenzuar 1.1 miliardë euro, por nga këto 280 milionë të shpenzuara, 24 janë të Sevijes për Suson (operacion nga viti i kaluar), 91 të Barcelonës për Pjaniç dhe Trinkaon. Në fakt për Boshnjakun nuk u shpenzua asnjë euro sepse u shkëmbye me Artur Melon, ndërsa portugezi u ble në janar. Për momentin janë 36 blerje dhe përveç Pjaniçit duhet të përmendim faktin që David Silva ishte një transferim i bujshëm për Sociedadin. Ishte pranë Lacios, por zgjodhi La Ligën.

REALI DHE BARCELONA – Florentino Perez u tregua shumë i sinqertë në festimet për titullin kampion në verë dhe nuk mbajti gjallë shpresat e tifozëve siç bëri Bartomeu. Presidenti i Barcelonës foli për Lautaron, Nejmarin dhe tani për Depajn dhe Vajnaldumin. Por, deri në momentin që nuk po shet, Barcelona nuk mund të bëjë blerje. Dhe madje ka vështirësi edhe për t’i larguar falas disa lojtarë si Vidal dhe Suarez (Rakitiç u largua). Kutinjo nuk mund të largohet për shifra të ulëta dhe do të qëndrojë. Pastaj janë Umtiti, Alenja, Rafinja, Xhunior Firpo, Breithueit, Todibo, Vague dhe të tjerë të rinj si Oriol Buskets, Miranda, Monçu. Reali ndërkohë është treguar më i shpejtë në largime duke “sistemuar” Sebajosin, Hamesin, Brahim Fiazin, Oskar Rodrigezin, Areolën, Hakimin, Vajehon, Kubon, Havi Sançezin, Dani Gomezin, Reinierin dhe Soron. Tani janë Reguilon, Odriozola, Lunin dhe Majoral që kërkojnë një skuadër. Ndërkohë që Bejl është problem i madh dhe Hazard është rikthyer jashtë forme.

SPEKTATORËT – Të dielën e 8 marsit u luajt për herë të fundit ndeshja me spektatorë në kampionatin spanjoll. Ishte java e 27-të e sezonit të kaluar, pastaj izolimi dhe rikthimi i ndeshjeve pa tifozë 3 muaj më vonë. Sot kanë kaluar 3 muaj të tjerë dhe stadiumet vazhdojnë të mbyllur. Edhe prezenca e mediat është e limituar. Gjatë javës, presidenti Tebas ka thënë se pret rihapjen e stadiumeve në shkurt ose në mars, por ende nuk ka asnjë plan konkret. Mbetet për t’u parë sepse në Spanjë është duke u rikthyer vala e dytë e Koronavirusit dhe situata nuk është shumë premtuese. Reali do të vazhdojë të luajë në “Valdebebas”.

PROTOKOLLI – Do të konfirmohen edhe këtë sezon 5 zëvendësimet dhe 23 grumbullimet. Çdo klub duhet të furnizojë ekipin e parë me talente, në mënyrë që për çdo rast me Koronavirus të ketë futbollistë. Çdo skuadër mund të kërkojë shtyrjen e vetëm një ndeshjeje, ndërsa në fushën e lojës duhet të paraqiten 40 minuta përpara.

Titulli – Duket një La Liga më e hapur se kurrë. Barcelona e 8 titujve nga 11 të fundit do të provojë të rikthehet pas katastrofës. Në stol është Ronald Kuman, i cili ka ndryshuar skemën. Reali ndërkohë do të vazhdojë të mbështetet te grupi i tij i veteranëve dhe ka afruar të rinj që do të japin kontributin e tyre, por Atletiko e Madridit me Sevijen mund të ngushtojnë diferencat sepse kanë bërë afrime cilësore dhe do të luajnë për objektiva të mëdhenj. Gjithçka është e hapur, edhe pse në fund ligjin e bëjnë të mëdhatë.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

7 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

7 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

8 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

8 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

9 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

9 hours ago