Categories: Uncategorized

Ky është plani i UEFA-s për të përfunduar sezonin në gusht

UEFA dëshiron të bëjë ndryshime në sezonin e ardhshëm, në mënyrë që ta përfundojë sezonin aktual në gusht, dhe kështu t’i lehtësojë dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia koronavirus.

Gazeta angleze “The Times” shkruan se organi qeverisës i futbollit evropian është duke planifikuar ta përfundojë sezonin aktual gjatë verës, por për ta bërë këtë i duhet të gjejë zgjidhje për t’i kufizuar implikimet për sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Sezoni i ardhshëm duhet të përfundojë në maj, pasi Kampionati Evropian 2020 u shty dhe u vendos të luhet pikërisht verën e ardhshme, në muajt qershor dhe korrik 2021.

E përditshmja angleze shkruan se UEFA shpreson se do të takohet për të biseduar rreth mënyrës sesi t’i përshtat garat e sezonit të ardhshëm dhe si ta përfundojë sezonin aktual 2019/20.

Ndër hipotezat për diskutim është edhe shkurtimi i numrit të ndeshjeve të Kombëtareve për përgatitje për Kampionat Evropian, në mënyrë që t’i hapet rrugë një orari më intensiv të ndeshjeve në ligat evropiane.

të fundit

Topi mbetet në dorë të Trabzonspor për Ernest Muçin, Roma duhet të djersijë; Salah mund të luajë si mik

Mohamed Salah dhe Ernest Muçi Interesimi i Romës për Ernest Muçin është konkret [...]Read More...

10 minutes ago

Aksident i rëndë në Fier/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin vaditës, nuk gjendet shoferi

Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të…

16 minutes ago

Rama reagon pas deklaratës për bullgarët: Nuk do të bëhemi pengesë për Shkupin në rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për deklaratën e tij të dhënë ditë më parë,…

21 minutes ago

Ndalimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit me prokurorin, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj tij: Nuk ka konsumuar vepër penale

Gjykata e Tiranës, ka pushuar çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën…

26 minutes ago

Rama dhe Mickoski prezantojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë për pritje më të shkurtra në kufi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në…

34 minutes ago

Similar cases to Kosovo’s in Italy and Sweden; Bosch: seeking asylum is a people’s right

Rasti i nëntë shtetasve somalezë, të cilët u larguan nga akomodimi gjatë vizitës së një delegacioni zyrtar në Kosovë dhe…

40 minutes ago