Njeriu më i pasur në Afrikë, Aliko Dangote, ka zbuluar planet e tij për të blerë Arsenalin në vitin 2021. Tifozi miliarder i “Topçinjve” është i vendosur për të hequr pronarin aktual Stan Kroenke.
Nigeriani krenohet me pasurinë e tij që arrin një vlerë neto prej më shumë se 8.5 miliardë paundësh, të cilën e zhvilloi pasi themeloi firmën “Dangote”, prodhuesin më të madh të çimentos në Afrikë. 62-vjeçari zotëron gjithashtu aksione në kompanitë e prodhimit të kripës, sheqerit dhe miellit.
None found
Ai kishte premtuar se do të bënte një ofertë blerjeje në vitin 2020, por për shkak se po ndërton “Rafinerinë Dangote” (një nga rafineritë e naftës ndër më të mëdhatë në botë), e shtyu një vit blerjen e Arsenalit.
Zhgënjimi i tifozëve të Arsenalit me pronarin e tanishëm Stan Kroenke ka vijuar për vite me radhë. Njëkohësisht edhe pronar i Denver Nugget dhe LA Rams ai rrallëherë shfaqet në “Emirates”.
Tifozët me siguri do ta mirëpresin një ndryshim të pronësisë, dhe “Dangote” mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e të drejtuarit të Arsenalit, duke shpenzuar më shumë para.
“Është një ekip që unë do të doja të blija një ditë, por ajo që unë vazhdoj të them është që ne kemi projekte me vlerë 20 miliardë dollarë dhe kjo është ajo në të cilën vërtet dua të përqendrohem”, – tha Dangote në një prononcim të fundit. – “Unë po përpiqem të përfundoj ndërtimin e kompanisë dhe pastaj, pasi të kemi mbaruar, mbase në vitin 2021 do të mund ta blejmë Arsenalin. Do ta blej Arsenalin kur të përfundoj të gjitha këto projekte, sepse jam duke u përpjekur ta çoj kompaninë në nivelin tjetër”.
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…
Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…
Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…
Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…
Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…