Verona mori një fitore mjaft të rëndësishme 2-1 ndaj Cagliarit, falë dopietës së Di Carmine, me golat e realizuara në minutën e 15 dhe të 25.
Ndeshja u vështirësua së tepërmi në minutën e 35-të, pasi veronezët mbetën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Borinit, ndërsa Simeone i ngushtoi diferencat para mbylljes së pjesës së parë.
None found
Ai karton i kuq i hapi shumë punë dy mbrojtësve shqiptar, Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës, të cilët ia dolën të përballonin sulmet e kundërshtarit.
Në një prononcim për “DAZN”, pas ndeshjes, Kumbulla u shpreh: “Shokët e skuadrës po të thonë se nuk e meriton intervistën? Ata janë të shkëlqyer. Kanë të drejtë: ne kemi luajtur të gjithë mirë dhe ka nga ata që kanë bërë shumë më mirë se të tjerët. Kemi arritur një fitore të madhe sot (dje). Vërtet që nuk jemi në 100% tonë, por edhe me pak më tepër stërvitje, do të kthehemi sikur ishim në muajin mars”, tha Kumbulla
“Ku e gjej këtë ftohtësi në fushën e lojës? Nuk e di, kështu jam unë. Le të themi se e gjitha kjo vjen falë shokëve të skuadrës dhe trajnerit që më ka ndihmuar për të mbajtur këtë rrugë dhe për të vazhduar kështu”, përfundoi Kumbulla.
Kujtojmë që për djaloshin nga Malësia e Madhe interesohen shumë klube të njohura europiane, veçanërisht Juventus, Inter dhe Lazio.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…