Categories: Uncategorized

Kthimi i Bundesligës nuk nënkupton kthim në normalitet

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Marco Reus ka thënë se kthimi i Bundesligës në fundjavë nuk sinjalizon kthimin e normalitetit.

Bundesliga gjermane vazhdon të shtunën (nesër) pas pushimit prej më shumë se dy muajve.

Të lidhura

None found

Liga gjermane do të bëhet e para prej ligave të mëdha evropiane që rifillon pas paraqitjes së koronavirusit. Dortmundi të takohet me rivalin regjional, Schalke 04.

Reus po shikon përpara që të luajë sërish. Ai thekson se ndeshjet do të luhen pa shikues dhe nën masa të rrepta për të shpëtuar industrinë e futbollit nga katastrofa financiare.

“Nuk mendoj se mund të flasim për normalitet dhe as që duhet të flasim”, ka thënë Reus të premten në një intervistë për El Pais.

“Ne po shpresojmë të shpëtojmë një industri që punëson 55 mijë persona. Por tifozët në shtëpi do ta dinë që ende nuk e kemi mposhtur koronavirusin dhe që jemi larg prej normalitetit. Ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur tani. Ne të gjithë duhet të dëgjojmë rekomandimet e mjekëve dhe politikanëve. Nuk mund të jemi më të qartë për këtë. Nëse futbolli mund të sjellë pak më shumë laramani në dhomat e ndejës, do të isha i lumtur për këtë”, ka thënë Reus.

Reus nuk do të luajë ndaj Schalkes për shkak të një lëndimi, por ka qëndruar së bashku me ekipin në hotel. Ekipet janë dërguar në izolim të detyrueshëm shtatë ditor për të reduktuar rrezikun e infektimit.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka thënë se është një sakrificë e vogël në të mirë të ligës.

“Tani nuk duhet të bëjmë gabim që të ankohemi për ndonjë gjë. Liga dhe klubet po provojnë të shpëtojnë sistemin. Duke punuar së bashku me politikanët, drejtuesit e futbollit kanë gjetur një mënyrë që futbolli të funksionojë sërish”, ka thënë Reus.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

1 hour ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

1 hour ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

1 hour ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

1 hour ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

5 hours ago