Categories: Uncategorized

Kriza e Barcelonës, Zidane: Do jenë konkurrentë deri në fund

Trajneri i Real Madridit,, Zinedin Zidane ka folur rreth krizës që po kalon Barcelona. Ai është shprehur se kriza është institucionale dhe nuk do të ketë ndikim në lojën e katalanasve nga cilët pret të jenë konkurentë deri në fund.

Zidane nuk beson se Real Madridi do të ketë mundësi ta shfrytëzojë këtë krizë në Barcelonë për ta rritur epërsinë në krye të tabelës së La Ligës, pasi që thotë se Barcelona do të vazhdojë njëjtë në fushën e lojës.

“Nuk i komentoj klubet e tjera. Barcelona do të jetë konkurrente deri në ditën e fundit të sezonit. Skuadrat e mira nuk ndryshojnë befasisht, ato janë gjithmonë të mira. Sa i përket të tjerave, thjesht s’më intereson”, ka thënë Zidane.

“Ne nuk do ta shfrytëzojmë asnjë moment të tillë sepse ata nuk do të dëshmojnë asnjë dobësi. Ata do të vazhdojnë të garojnë dhe t’i bëjnë gjërat ashtu siç duhet deri në fund të sezonit. Ne do të bëjmë punë të mirë. Jemi të lumtur, por s’kemi fituar ende asgjë”.

Kapiteni i klubit, Messi, foli me zëvendëskapitenët – Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Roberto, pas reagimit të tij ndaj Abidalit dhe ata i thanë se ai e ka përkrahjen e lojtarëve.

Pas kësaj situate që e bën të qartë se marrëdhënia e Abidalit me lojtarët nuk është aspak e mirë, drejtori sportiv do të mbajë takim urgjent me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeun, të mërkurën.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago