Categories: Uncategorized

Koronavirusi prek edhe Chelsean

Raportohet se koronavirusi ka “prekur” edhe klubin e Chelseat, me skuadrën që ka anuluar stërvitjet.

Siç raporton The Athletic, dikush “i afërt me skuadrën” është ankuar për simptoma të gripit të mërkurën mbrëma.

Të lidhura

None found

Klubi kësisoj ka anuluar seancën e sotme stërvitore pasi është vendosur që të mos rrezikohet, marrë parasysh zhvillimet e fundit me përhapjen e virusit të njohur si COVID-19, i shpallur ditën e djeshme si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Deri tani, ky person në fjalë po vuan vetëm nga kolli dhe ethet, por nuk është konfirmuar ende se nëse vuan nga koronavirusi.

Siç mësohet nga ky burim, nuk duket të jetë ndonjë lojtar i infektuar, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Tashmë janë shtyrë disa liga në futboll, me Serie A të Italisë deri më datë 3 prill dhe me La Ligan që sot konfirmoi se ka pezulluar aktivitetet për dy javë.

Por, kjo nuk mund të thuhet ende për Premierligën, përkundër se takimi i paraparë të zhvillohej mbrëmë, mes Manchester Cityt e Arsenalit është shtyrë.

të fundit

Një automjet përfshihet nga flakët pranë nënstacionit elektrik në Lushnje. Shkrumbohet plotësisht

Një automjet është djegur pranë murit të nënstacionit elektrik në lagjen Çlirimi të qytetit të Lushnjes. Zjarrfikësit të ardhur me…

1 minute ago

Hedhja në treg e gomave pa ajër të Bridgestone pas 20 vitesh kërkimesh

Pas gati dy dekadash zhvillimi, kompania japoneze Bridgestone ka vendosur në përdorim real gomat e saj pa ajër, të quajtura…

1 minute ago

Kriza e heshtur e miqësive mashkullore dhe barra që bie mbi partneret

Shumë burra, me kalimin e viteve, humbasin miqësitë e afërta, ndaj mbështetjen emocionale dhe ndjenjën e afërsisë e kërkojnë pothuajse…

2 minutes ago

Rregullat thelbësore për një kalërim të sigurt: Çfarë duhet të mësoni përpara se t’i afroheni shalës

Një lëvizje e nxituar, një shalë e vendosur keq ose mungesa e ekuilibrit mund ta ndryshojnë krejt përvojën që duhet…

2 minutes ago

Temperatura ideale e frigoriferit gjatë stinës së nxehtë: Mos e ulni poshtë këtij pragu

Shumë njerëz mendojnë se po i ruajnë më mirë ushqimet, por një rregull i thjeshtë bën dallimin mes sigurisë dhe…

2 minutes ago

Shenjat që paralajmërojnë fundin e një martese, edhe kur çifti nuk e ka kuptuar ende

Nuk është gjithmonë një zënkë e madhe ajo që e shkatërron lidhjen, por momenti kur respekti, biseda dhe kujdesi fillojnë…

3 minutes ago