Categories: Uncategorized

Koronavirusi, Maradona i irrituar me ato që duan të përfitojnë nga kjo situatë

Covid-19 çdo ditë po infekton dhe po vret shumë njerëz në mbarë botën. Me kalimin e kohës, futbolli e gjen veten të ndikuar fuqishëm, veçanërisht ai europian. Përballë kësaj krize shëndetësore, klubet duhet të përballen me një situatë të vështirë ekonomike.

Dhe duke parë situatën, shumë lojtarë në ekipe të ndryshme kanë pranuar ulje të pagave.

Të lidhura

None found

Diego Maradona, trajneri i Gimnasia La Plata, në Argjentinë, ka dhënë mendimin e tij mbi këtë çështje mjaft të diskuruar.

“Ka lojtarë që nuk duhet të paguhen, është e vërteta dhe ne të gjithë e dimë atë. Po ka edhe futbollistë që nuk mund të luajnë falas, madje as për një muaj. Dhe këto lojtar, klubet duhet t’i paguajnë.

Mirëpo ka klube që sillen në mënyrë shumë të keqe dhe duan të përfitojnë nga kjo periudhë për të mos paguar. Ata i kanë trajtuar lojtarët si skllevër për vite me rradhë. Duket sikur disa klube gjithmonë kanë pasur një pandemi. Ata nuk duhet të kërkojnë justifikime tani sepse disa futbollistë i në këto kohë të vështira iu duhet për të ngrënë.

Lojtarët të cilët kanë patur fatin të fitojnë shumë para gjatë karrierës së tyre duhet të krijojnë një fond të përbashkët.

Personalisht, unë jam i gatshëm të takoj trajnerë të tjerë dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë për të kaluar këtë situatë. Kjo bëhet nga solidariteti sepse shumë të rinj nuk e kanë atë. Është koha që të kenë mbështetjen që meritojnë dhe që klubet të garantojnë pagën e tyre, ” tha El Pibe de Oro (Mirror) .

të fundit

Romani për vrasjen e pazbardhur të një modeleje në Paris fiton Çmimin Goncourt pas 77 vjetësh

Shkrimtari 62-vjeçar Philippe Zenadat u vlerësua me çmimin letrar Goncourt 2026 të martën në mbrëmje, më 3 nëntor, për romanin…

4 minutes ago

Barcelona dhe Raphinha bien dakord për kontratë të re deri në vitin 2030

Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Raphinhan, i cili pritet të zyrtarizojë marrëveshjen e re këtë të…

4 minutes ago

Erion Veliaj me dëmtime, kryebashkiakun e çojnë në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…

12 minutes ago

Egnatia shkëputet në krye, Tirana ringrihet, ndërsa Vllaznia pëson rënien më të madhe

Abissnet SuperioreKampionati “Abissnet Superiore” ka mbyllur 10 javët e para të sezonit 2026–2027, me Egnatian që kryeson e vetme renditjen…

15 minutes ago

Llorente: Ditë e rëndë për futbollin pas vdekjes tragjike të Jesus de Miguel

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, gjeti kohë për t'i shprehur mbështetjen e tij familjes së Jesus de Miguel pas…

15 minutes ago

Fitoret e demokratëve në SHBA tronditin aksionet e firmave të IA-së, vëmendja përqendrohet te Teksasi

Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…

20 minutes ago