Pas shpërthimit të koronavirusit, të gjitha stadiumet evropiane i ka kapluar heshtja dhe të gjitha garat futbollistike janë anuluar për momentin.
Ende nuk dihet se kur do të mund të shohim ndeshje të Ligës së Kampionëve, Premierligës, Serie A, La Ligës Bundesligës ose Ligue 1.
None found
Megjithatë ka një vend të Evropë që nuk i ka ndalur garat, shkruan Indeksonline.
Vysheyshaya Liga e Bjellorusisë vazhdon garat rregullisht madje ndeshjet luhen edhe me praninë e tifozëve.
Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, nuk ka vdekje të konfirmuara dhe vetëm 81 raste. Testi i parë pozitiv i tyre ishte më 28 shkurt.
Presidenti i Federatës së Bjellorusisë, Vladimir Bazamov ka këmbëngulur se nuk ka në plan ta anuloj garat pasi gjendja në këtë shtet është e mirë.
“Për çfarë arsye nuk duhet ta fillojmë? A është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme në vendin tonë?” tha Bazanov.
“Nuk ka situatë kritike. Kështu që vendosëm që po fillojmë kampionatin në kohën e duhur”.
“Po, shumë ndeshje në Evropë janë luajtur pa spektatorë. Por kaq shumë tifozë mblidhen rreth stadiumit sa nuk ka kuptim ta mbyllim ndeshjen.”
Kujtojmë se në këtë ligë luan edhe futbollisti shqiptar, Azdren Llullaku, i cili ditë më parë kishte shprehur frikën e tij që e ka kapluar në këtë kohë.
Policia serbe arrestoi sot një shtetas maqedonas i cili goditi me kamion një shofer ambulance.Sipas informacionit nga Departamenti i Policisë…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar sot në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim…
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga…
Jona Suli është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit nga detyra të Erzen Tolës, një lëvizje…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku një efektiv i Policisë Rrugore…
Pas fjalimeve marshimit në rrugët e Tiranës, ku kërkuan largimin e Ramës, dhe gjithashtu bënë thirrje që SPAK të hetojë…