Categories: Uncategorized

Koronavirusi, FSHF-ja publikon protokollin e masave të marra

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije kalimin në një situatë emergjente, si pasojë e “Coronavirus”.

Masat e marra janë në funksion të situatës së krijuar në vendin tonë, me 12 të prekur zyrtarisht dhe një të vdekur.

Të lidhura

None found

Ato kanë të bëjnë me vetë zyrtarët e futbollit shqiptar në qendër, por edhe klubet e shoqatat e këtij sporti:

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

1. Në Federatën e Futbollit në Tiranë, si dhe në të gjitha zyrat e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë hyjnë në fuqi këto masa në mënyrë të menjëhershme:

a) Nis reduktimi i përkohshëm i stafit në zyra. Punonjësit do të paraqiten me rotacion (nga një punonjës për secilën zyrë, për të mundësuar vijimësinë e punës) dhe uljen në minimum të kontakteve dhe shkëmbimeve virale. Do i jepet përparësi kryerjes së detyrave përmes telefonit dhe internetit.

b) Punonjëset femra me fëmijë do të punojnë nga shtëpitë;

c) Hyrjet dhe daljet në Federatën e Futbollit do të limitohen për personat e jashtëm; çdo punë mundësisht të kryhet me telefon dhe e-mail, dhe paralelisht nëse duhet ndonjë takim i detyrueshëm me qytetarët nga jashtë institucionit, punonjësi përkatës që do të jetë në zyrë do të takohet me qytetarin jashtë mjediseve;

d) Çdo pjesëtar i stafit që do të ketë shqetësime duhet të informojë dhe do t’i kërkohet të vetë-izolohet në shtëpi;

e) Të gjithë punonjësve u kërkohet të jenë në kontakt të përhershëm më autoritetet shëndetësore;

f) Federata e Futbollit do të bëjë dezinfektimin e të gjitha zyrave dhe ambjenteve të punës;

g) Të vijojë vendosja e dezinfektuesve të duarve në të gjitha mjediset e punës së FSHF.

2. Lidhur me pjesën e grumbullimeve stërvitore, ndeshjeve futbollistike etj., sipas protokollit të OBSH-së dhe rekomandimit të mjekeve, duhen ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e mëposhtme në mënyrë rigoroze:

a) Të gjitha ndeshjet futbollistike do vijojnë të luhen me dyer të mbyllura. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve tanë që të mos vizitojnë ambjentet sportive;

b) Të merren masa nga të gjitha klubet që gjatë grumbullimeve stërvitore dhe ndeshjeve të evitohen kontaktet fizike;

c) Të merren masa nga të gjitha klubet që të dezinfektohen të gjitha ambjentet stërvitore, fushat dhe stadiumet, pra të gjitha dhomat ku ekipet, stafet dhe zyrtarët e ndeshjeve do akomodohen;

d) Të vendosen dezinfektues duarsh në të gjitha këto mjedise për tu ardhur në ndihmë futbollistëve, stafeve dhe zyrtarëve;

e) Të gjithë stafet të qëndrojnë me maska dhe doreza gjatë punës;

f) Përdorimi i maskave dhe dorezave është i detyrueshëm sidomos gjatë udhëtimeve të ekipeve, pra në autobusë, në furgona dhe çdo grumullim tjetër të detyrushëm në vende të mbyllura;

g) Ashtu siç tashmë kemi modele nga futbolli ndërkombëtar, futbollistët dhe stafet të mos kenë fare kontakt fizik, të tipit të dhënies së duarve në fillim të takimit, gjatë apo edhe në fund.

h) Stafet mjekësore të klubeve dhe akademive, të jenë në kontakt të pandërprerë me autoritetet mjekësore të zonave përkatëse lidhur me raste të mundshme apo të dyshuara. Çdo rast, qoftë edhe i një simptome gripi të lehtë duhet raportuar dhe ndjekur me kujdes.

3. FSHF ka anulluar të gjitha mbledhjet publike, seminaret, workshop-et dhe konferencat e shtypit. Kërkojmë mirëkuptimin e klubeve, gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Komunikimi me ta do vijojë i pandërprerë përmes telefonit dhe internetit.

4. FSHF u bën thirrje të gjithë futbollistëve dhe stafeve teknike, të evitojnë udhëtimet personale jo të domosdoshme brenda vendit dhe sidomos jashtë vendit (sidomos drejt zonave të deklaruara zyrtarisht si të prekura nga virusi) dhe të reduktojnë takimet apo kontaktet që mund të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe personave përreth tyre.

të fundit

Fitoret e demokratëve në SHBA tronditin aksionet e firmave të IA-së, vëmendja përqendrohet te Teksasi

Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…

4 minutes ago

CNN: Trump u kërkon donatorëve republikanë fonde për fushatën dhe ngre alarmin për një tjetër procedurë shkarkimi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbështetësit e tij për mundësinë e një procedure të re shkarkimi nga detyra, nëse…

5 minutes ago

Shpërthen një mjet piroteknik në shkollë në Gjermani, 10 nxënës lëndohen dhe pesë dërgohen në spital

Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Oberhausen të Gjermanisë, ku shpërthimi i një…

5 minutes ago

Ligji i ri për barnat parashikon raportimin në kohë të mungesave nga prodhuesit

Ministria e Shëndetësisë po përgatit një ligj të ri për barnat, i cili parasheh rregulla më të rrepta për disponueshmërinë,…

8 minutes ago

SDSM accuses Mickoski and Slaveski over Alta Bank’s entry into Macedonia

Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…

11 minutes ago

Ramadan Morina appears in court for war crimes in Burim, Malisheva

I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…

11 minutes ago