Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Tiranë, Shqipëri, të enjten më 11 shtator 2025, nga ora 14:00 deri në 17:00.
Sakaq, FSHF ka publikuar axhendën e plotë të ditës dhe të gjitha vendimet që do të merren gjatë mbledhjes.
None found
Pikat kryesore në axhendë janë:
Caktimi i vendeve pritëse:
Finalja e UEFA Champions League 2027
Finalja e UEFA Women’s Champions League 2027
Finalet e UEFA Futsal Champions League 2026
UEFA Futsal Under-19 EURO 2027
UEFA Women’s Futsal EURO 2027
Finalet e UEFA Women’s Nations League 2025 – shpërblim
Rregulloret e Kampionatit Europian të Futsalit për vajza
Rregulloret e Kompeticionit Kualifikues Europian të UEFA-s për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028
Më herët gjatë ditës, duke nisur nga ora 09:00, do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”, me një ceremoni hapëse ku do të marrin pjesë Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. 100 djem dhe vajza nga shkollat lokale do të marrin pjesë në festival, ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanović, si dhe ish-lojtarë dhe personalitete vendase.
Njoftim për median
UEFA do të publikojë një njoftim për median pas mbledhjes në Tiranë për të komunikuar vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Ju lutemi vini re se nuk janë planifikuar aktivitete mediatike rreth mbledhjes.
Si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të organizohet një zonë e dedikuar për median (mixed zone), ku përfaqësuesit e saj do të kenë mundësi të kryejnë xhirime dhe të bëjnë fotografi. Akreditimet mediatike për këtë aktivitet do të menaxhohen nga Zyra e Shtypit e FSHF-së. Për pyetje, ju lutemi kontaktoni në: pr@fshf.al .
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…