Categories: Uncategorized

Kobe Bryant nderohet edhe në ceremoninë e Oscar, regjisori i njohur i gjithi lejla dhe të verdhë

Regjizori Spike Lee vendosi të shafqej në tapetin e kuq të ceremonisë Oskar me një veshje tejet të veçantë e me një domethënie speciale. Ai u shfaq në një kostum Guçi në ngjyrat lejla dhe të verdhë për të nderuar basketbollistin e njohur Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë në aksidentin e tmerrshëm së bashku me të bijën 13 vjeçare.

Lee e plotësoi kostumin me numrin e fanellës së basketbollistit.

Kostumi i regjizorit kishte të qendisur në shpinë numrin 24, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e veshjes së tij ishte në ngjyra lejla dhe të verdha, si skuadra e LA Lakers, skuadrës, ku Bryant kaloi të gjithë jetën e tij profesionale.

Në ditët pas aksidentit të basketbollistit, instagrami i Lee ishte i mbushur me postime për basketbollistin, vajzën e tij dhe 7 individët e tjerë.

Regjizori kishte pasur një lidhje të ngushtë me basketbollistin, të formuar pas xhirimit të dokumentarit mbi jetën e Kobe-t të quajtur “Kobe Doin’ Work”. Ky dokumenatr, i publikuar në vitin 2009, ndjek basketbollistin gjatë një dite të plotë të jetës së tij.

Në ndarjen e çmimeve Lee e plotësoi look-un e tij me një kapele lejla, syze në po atë njgyrë dhe një palë atletesh Nike Kobe 9 Elite “Strategy”, një nga shumë dizejnot e bëra gjatë bashkëpunimit afatgjatë të Bryant me firmën Nike.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

8 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

8 hours ago