Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVID-19 të të gjithë 22 mijë tifozëve për edicionin e ardhshëm.
Edicioni në Bundesligën gjermane është kompletuar kurse Bayerni e ka fituar titullin. Ndeshjet pas rifillimit të edicionit janë luajtur pa shikues në stadiume. Drejtuesit e futbollit gjerman po shikojnë për mundësitë për të kthyer tifozët në stadiume.
None found
Union Berlini ndeshjen e parë në edicionin 2020/2021 e luan më 18 shtator. Klubi është i gatshëm të ndajë rreth një milionë euro për të paguar testimin e shikuesve dhe të kthej pak normalitet në ndeshje.
“Zbatimi i një koncepti të tillë është sfidë e madhe organizative dhe ekonomike. Ne jemi të lumtur të marrim përsipër atë, me të gjitha forcat”, ka thënë presidenti Dirk Zingler.
“Përvoja jonë në stadium nuk funksionon në distancë. Nëse nuk na lejohet të këndojmë dhe të brohorasim, atëherë nuk është Unioni”, ka shtuar ai.
Plani i Unionit duhet ende të aprovohet. Në kryeqendrën e Gjermanisë nuk lejohen ngjarjet me më shumë se 5000 persona deri më 24 tetor. Kështu Unioni duhet të luaj tjera ndeshje pa shikues apo me numër të limituar të tyre, nëse mbetet në fuqi kjo masë.
Union Berlini ka përfunduar në vend të 11-të në edicionin debutues në Bundesligë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…