Xherdan Shaqiri është rikthyer nga lëndimi dhe ka luajtur titullar për Liverpoolin në kuadër të EFL Cup.
Sulmuesi kosovar bëri një ndeshje të mirë edhe pse luajti në një pozicion ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim.
None found
Shaqiri u aktivizua si mesfushor, por ai ka lënë të kënaqur trajnerin Jurgen Klopp me paraqitjen e tij.
“Fillimisht ishte një super lojë, një super lojë nga Shaqiri në një pozitë mjaftë të panjohur për të, më thellë në mesfushë. Shaqiri u vendos mjaftë mirë në mesfushë, ai bëri një goditje të mirë dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm”, deklaroi fillimisht Klopp.
Klopp thotë se nuk ka dyshim në cilësitë e kosovarit, në fakt nuk ka pasur asnjëherë dyshim.
“Nuk kam dyshime për cilësinë e Shaq, në fakt nuk kam pasur kurrë dyshime mbi të dhe në këtë moment gjithçka duket vërtetë mirë dhe premtuese për të ardhmen”, vazhdoi tutje trajneri gjerman.
Numri një i Liverpoolit e zëvendësoi Shaqirin, por ai ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim.
“Ishte faji im që e nxora nga loja, ai ishte plotësisht mirë. Shaqiri e preku dy herë kyçin e këmbës dhe mendova se është lënduar, por nuk ka asgjë dhe është shumë mirë”, përfundoi Klopp.
Liverpool ka triumfuar me rezultat të thellë 2-7 te Lincoln, ndërsa Shaqiri shënoi golin e parë në ndeshje.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…