Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, mendon se Atletico e cila e eleminoi mbrëmë nga Champions nuk duhet të luajë atë footboll pasi ka lojtarë të mëdhenj në skuadër që mund të bëjnë futboll të bukur.
Skuadra e Diego Simeone mundi Reds 3-2 pas kohës shtesë në ndeshjen e dytë të raundit të 16 më të mirave në ‘Anfield’, duke dërguar kampionët në fuqi evropian në shtëpi.
Pavarësisht se ndeshja nisi mirë për ekipin anglez, në fund ishte Atletico ajo që iu gëzua kualifikimit në raundin tjetër.
“Jam plotësisht i lumtur me performancën. Është kaq e vështirë të luash ndaj një skuadre si kjo”, i tha ai BT Sport.
“Unë nuk e kuptoj me cilësinë që kanë dhe futbollin që ata luajnë. Ata mund të luanin futboll të duhur, por ata mbrohen dhe luajnë me kundërsulme”.
“Ne e pranojmë atë natyrisht por nuk e kuptojmë mirë. Unë e kuptoj se jam një humbës me të vërtetë i keq, veçanërisht kur djemtë bëjnë një përpjekje të tillë kundër lojtarëve të klasit botëror nga ana tjetër që mbrojnë me dy rreshtime nga katër lojtarë”, përfundoi Klopp.
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në…
Dafina Zeqiri ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’i kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të…
Një vajzë shqiptare, 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina rrëmbeu vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore,…
Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira…
Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve të pushkatuar dhe varur nga…
Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…