shqiperi

Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949/ Berisha: Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë

Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve të pushkatuar dhe varur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Ceremonia përkujtimore u zhvillua në prani të qytetarëve, familjarëve të të rënëve, si dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe pushtetit vendor. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Me anë të një reagimi në Facebook, Berisha e cilësoi ngjarjen si një nga masakrat më të rënda të diktaturës komuniste. Berisha shkruan në postimin e tij se më 17 gusht 1949, forcat e udhëhequra nga Mehmet Shehu ekzekutuan barbarisht 14 burra nga familjet më të njohura të Mirditës, duke i pushkatuar dhe varur në litar.

Të lidhura

None found

Berisha theksoi se pas kësaj masakre, qindra familje mirditore u përndoqën, u internuan në kampet e Tepelenës dhe në vende të tjera, ndërsa mbi 600 burra e gra u martirizuan gjatë 46 viteve të regjimit, për shkak të besimit dhe bindjeve të tyre.

Lideri i opozitës gjithashtu shkruan se në 76-vjetorin e masakrës së Valmirit, nënkryetari i Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, deputetet Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Melyshi bënë homazhe dhe vendosën kurora në nderim të martirëve të Mirditës dhe Shqipërisë.

Postimi i Berishës:

Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949.
Të dashur miq,
më 17 gusht të vitit 1949 populli i Mirditës përjetoi një masakër të vërtetë nga regjimi mizor komunist. Njësi terroriste të drejtuara nga vrasësi serial Mehmet Shehu ekzekutuan në Qafë Valmir 14 martirë nga familjet më në zë të Mirditës: 10 prej tyre i pushkatuan duke i mbuluar me dhe të gjallë dhe 4 të tjerë i varën në litar.
Pas kësaj masakre, xhelati i shqiptarëve Enver Hoxha përndoqi dhe internoi në kampet e përqendrimit në Tepelenë e gjetkë qindra familje mirditore. Mbi 600 burra e gra të Mirditës u martirizuan gjatë 46 viteve të diktaturës, për liri, besimin te Zoti dhe atdheun e tyre.
Sot, në 76-vjetorin e masakrës së Valmirit, qytetarët e Mirditës, nënkryetari i Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, deputetet Elda Hoti. Gjin Gjoni dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Melyshi bënë homazhe dhe vendosën kurora në nderim të martirëve të Mirditës dhe Shqipërisë.
Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë:
1. Ded Preng Gjomarkaj – Orosh, varur në litar.
2. Pjetër Ded Vila – Kaçinar, varur në litar.
3. Dodë Mark Biba – Tenë, varur në litar.
4. Dod Llesh Paloka – Kaçinar, varur në litar.
5. Nikollë Bardhok Bajraktari – Rrëshen, pushkatuar.
6. Llesh Gjon Melyshi – Malaj, pushkatuar.
7. Nikoll Llesh Bajraktari – Orosh, pushkatuar.
8. Ndrecë Mark Ndoj – Kaçinar, pushkatuar.
9. Bardhok Dodë Gjini – Prosek, pushkatuar.
10. Gjin Gjok Kaçi – Bukmirë, pushkatuar.
11. Gjergj Beleshi – Kthellë e Epër, pushkatuar.
12. Ndoc Gjet Çupi – Blinisht, pushkatuar.
13. Preng Shkurt Nikolli – Orosh, pushkatuar.
14. Frrok Mata – Kaçinar, pushkatuar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

të fundit

Tomë Gashi: Kjo duhet të jetë përparësia e parë e kryeprokurorit të sapoemëruar

Zejnullah Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin…

12 seconds ago

Çfarë sjell emisari i ri i BE-së për Kosovën? Analistët vlerësojnë ndikimin e Dirk Schubel

  Diplomati gjerman, Dirk Schubel, u emërua përfaqësues i ri i posaçëm i BE-së për Kosovën. Të hënën, Këshilli i…

59 seconds ago

Kursi i këmbimit valutor sot: Ja vlerat e dollarit, euros, frangës dhe paundit

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

3 minutes ago

Varkë e përmbysur pranë Alcatrazit, një viktimë dhe dy persona ende të zhdukur

Një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë nuk janë gjetur ende pas përmbysjes së një varke me 19 persona…

8 minutes ago

Ofensiva amerikane në Iran hyn në fazën e katërt, Hormuzi vijon i bllokuar/ Trump sinjalizon goditje të mëtejshme

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve brenda territorit iranian po vijojnë për të katërtën ditë radhazi, teksa klima…

26 minutes ago

Arsenali rinis kontaktet me Atletico Madridin për Alvarezin, por Barcelona mbetet destinacioni i ëndërruar i sulmuesit

Arsenali ka zhvilluar diskutime të reja me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm të Julian Alvarez, megjithatë sulmuesi argjentinas…

1 hour ago