Categories: Uncategorized

Klopp: Henderson do të mungojë tri javë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka konfirmuar se mesfushori dhe kapiteni Jorgan Henderson do të jetë jashtë fushës së lojës për tri javë, shkaku i një lëndimi muskulor.

Mesfushori anglez i bëri disa teste mjekësore pas përballjes së Liverpoolit me Atletico Madridit në mesjavë në ndeshjen e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, që përfundoi me fitore 1:0 për madrilenët, transmeton Gazeta Express.

“Mund të kishte qenë edhe më keq. Ishte lëndim muskulor, por nuk është edhe aq keq. Ai do të jetë jashtë skuadrës për tri javë ose diçka e tillë. Nuk është një gjë e mirë, por ne prapëseprapë besojmë se ishim me fat në këtë rast”, ka thënë Klopp.

Henderson i ka bërë gjithsej 34 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon dhe ka kontribuar në to me tri gola dhe gjashtë asiste.

Kapiteni i Liverpooli u zëvendësua afër fundit të ndeshjes të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, pasi e pësoi këtë lëndim muskulor.

James Milner e zëvendësoi bashkëlojtarin e tij pas 80 minutave lojë, duke e lënë tani trajnerin Jurgen Klopp të mos jetë i sigurt nëse do t’i kthehet kapiteni në kohë për ndeshjen kthyese më 11 mars.

Kloppi do të shpresojë që Liverpooli ta rinisë ecurinë e fitoreve të hënën, kur Reds do ta vazhdojnë garën në Premierligë me ndeshjen në Anfield kundër West Hamit.

të fundit

Presidenti Begaj takon anëtarë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Institucionet tona, të angazhuara për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe…

12 minutes ago

Papa Leoni XIV takon përfaqësuesit e SHBA-së, JD Vance dhe Marco Rubio

Papa Leoni XIV mbajti një takim privat me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të…

15 minutes ago

Rritja e çmimeve në Kosovë, nën hetim tregu i bukës dhe gastronomisë

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës (AKK) ka nisur një hetim për monitorimin e tregut vendor, pas shqetësimeve të qytetarëve dhe…

39 minutes ago

Dosja “Partizani”/ Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin, gjyqtarja Flojera Davidhi tërhiqet për vendim

Në Gjykatën e Posaçme, është zhvilluar seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Avokatët e kreut demokrat Sali Berisha, kërkuan shfuqizimin e disa…

44 minutes ago

Vota e diasporës/ Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe

Ditën e sotme, ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për diasporën në tre qarqe: Dibër, Kukës dhe Shkodër. Procesi i…

49 minutes ago

Vota e diasporës/ Ilirjan Celibashi jep shifrat: Zgjedhës që e kanë kthyer mbrapsht zarfin janë 353, votuan 199 824 shtetas

Këtë të hënë, në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri…

1 hour ago