kosovë

Rritja e çmimeve në Kosovë, nën hetim tregu i bukës dhe gastronomisë

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës (AKK) ka nisur një hetim për monitorimin e tregut vendor, pas shqetësimeve të qytetarëve dhe raportimeve në media për rritje të çmimeve për produktet e shportës bazike, bukës, kafesë dhe produkteve të tjera.

Autoriteti po zhvillon një analizë të thelluar për mbi njëzet produkte ushqimore në tregun e Kosovës, për të identifikuar arsyet reale të rritjeve të çmimeve.

Të lidhura

None found

Ushtruesi i detyrës së shefit të Departamentit të Analizës dhe Metodologjisë në AKK, Adrian Mustafa thekson në një intervistë për KosovaPress se një vëmendje të veçantë po i kushtohet sektorit të bukës dhe gastronomisë, ku çmimi i kafesë ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Mustafa sqaron se, nëse gjatë analizës identifikohen shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të ndërmarrë masa ligjore në përputhje me kompetencat e tij.

“Për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe raportimeve të shumta në media, Autoriteti ka intensifikuar aktivitetet e tij për monitorimin e tregjeve ku ka shqetësime. Aktualisht është duke u zhvilluar një analizë e thelluar e mbi 20 produkteve ushqimore. Do të thotë produkteve bazë ushqimore për të analizuar edhe arsyejet e ngritjes së çmimit të tyre. Gjithashtu në kuadër të shqetësimeve që i kemi pranuar, ka filluar edhe monitorimi i tregut të bukës, domethënë, autoriteti është në proces të mbledhjes së informatave për të vlerësuar nëse rritjet e çmimit të produkteve, do të thotë, në këtë rast të bukës në këtë sektor janë të arsyetuara apo në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës”, thotë Mustafa.

Mustafa nënvizoi se institucioni që ai përfaqëson nuk ka mandat për të ulur apo përcaktuar çmime, por sipas tij është përgjegjës për të ndërhyrë kur këto çmime vendosen në mënyrë të paligjshme apo të bashkërenduar.

“Pas përfundimit të analizës dhe grumbullimit të këtyre informatave si në sektorin e gastronomisë, atë të bukës, por edhe në sektorët tjerë që nuk do të jenë të përjashtuar, nëse identifikohen shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, atëherë Autoriteti do të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me kompetencat që kemi. Autoriteti nuk ka mandat t’i përcaktojë çmimet ose t’i ulë çmimet e ndërmarrjeve, por e ndërhymë kur çmimet përcaktohen në mënyrë të bashkërenduar, ose artificiale nga ndërmarrjet konkurrentë në kundërshtim me nenin pesë të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, shprehet Mustafa.

Në kuadër të kësaj, ai përmend edhe nenin nëntë, që ndalon keqpërdorimin e pozitës dominuese, veçanërisht kur një kompani me mbi dyzet për qind të tregut shet me çmime nën kosto për të dëmtuar ose larguar konkurrentët.

Tags: cmimekosove

të fundit

Three-story building collapses in Brooklyn: one dead, two seriously injured and one person trapped

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

17 minutes ago

Shembet një godinë trekatëshe në Brooklyn: një viktimë, dy të plagosur rëndë dhe një person i bllokuar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

53 minutes ago

Assembly to convene tomorrow, with interpellation with Arben Vitia and motion on energy on the agenda

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…

1 hour ago

Gunfire in Budva leaves one dead and one injured

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…

1 hour ago

NATO summit in Tirana confirmed, Minister Nufi clarifies: Albania has not requested a postponement or virtual format

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…

1 hour ago

Barcelona creates a 26,000-place memorial at Camp Nou

Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të qëndrojnë pranë klubit të zemrës edhe pasi të ndërrojnë jetë. [...] Read…

1 hour ago