Seria A do të rifillojë këtë fundjavë me dy ndeshje që do transmetohen falas në Itali, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Ky vendim vjen pasi Ministri i Sportit Vinçenzo Spadafora konfirmoi bisedimet që disa sfida të jepen pa pagesë për publikun italian.
Sipas gazetës italiane ndeshjet Verona – Cagliari (të shtunën) dhe Atalanta – Sassuolo (të dielën) do të transmetohen falas në platformat “DAZN” dhe “Sky”. Këto janë dy nga katër sfidat e javës së 25 që u shtynë nga pandemia e koronavirusit.
Për momentin, këto ndeshje do transmetohen falas, ndërsa për ndeshjet e tjera pritet të merret një vendim në ditët në vijim.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu vetëm pak minuta para se të nisë protesta kombëtare…
Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj…
Hapja e Big Brother Fan Club, me moderatore Kiara Titon, ka nisur me një hyrje jo të zakonshme nga Luiz…
Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne! Këngëtari legjendar, Shemsi Krasniqi, i njohur nga të gjithë…
Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor. Një motomjet me targë NNH 58, që drejtohej…
Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63 në renditjen zyrtare të FIFA-s. Sipas klasifikimit të…